Policia e Kosovës bastis vilën e Radojiçiçit në liqenin e Ujmanit

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!


Policia e Kosovës ka njoftuar se është duke kryer bastisje në pesë lokacione në veri të vendit, lidhur me sulmin terrorist ndaj Policisë së Kosovës mëngjesin e së dielës, ku u vra polici Afrim Bunjaku. Burime për median kosovare Klan Kosova mëson se shënjestër e këtyre kontrolleve është edhe vila e nënkryetarit të Listës Serbe, Milan Radojiçiç.

Sipas këtij burimi, vila e tij që ndodhet në Ujman është duke u bastisur prej orës 6:00 të mëngjesit. Sipas njoftimit të PK-së, këto operacione janë duke u zhvilluar lidhur me ngjarjet e fundit të ndodhura në fshatin Banjskë.

“Operacioni policor është duke vazhduar nga njësitet relevante të Policisë së Kosovës, me prezencën në vend ngjarje të Prokurorit (të PSRK-së). Me këtë rast Policia e Kosovës njofton qytetarët se nuk kanë nevojë për ndonjë shqetësim”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Këto urdhër kontrolle, janë duke u zbatuar në koordinim me EULEX-in dhe KFOR-in.

Milan Radojiçiç, sipas ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka qenë pjesë e grupit terrorist i cili të dielën që lamë pas vrau një polic në Banjskë të Zveçanit.

Pas këtij rasti, Policia ndërmori një aksion për të neutralizuar këtë grup i cili ishte strehuar në Manastirin e Banjskës. Nga ky aksion mbetën të vrarë tre terroristë.

Share This Article