ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Vdekja misterioze e aktorit të njohur, autoritetet hetojnë disa pista 3 hours ago
INSTAT: Shqiptarët jetojnë më pak se banorët në BE 4 hours ago
Tradhtia sipas shenjave të horoskopit 4 hours ago
Prezantuesit italian i vjedhin orën 40 mijë euro 4 hours ago
Takimi mes Trump dhe Erdogan në Shtëpinë e Bardhë, Presidenti amerikan: Marrëveshje tregtare dhe ushtarake 4 hours ago
Next
Prev
Home Albania

“KFOR-i është NATO dhe jo një forcë pushtuese për llogari të Serbisë”, Rama sqaron deklaratën për Kosovën

albnews by albnews
29 September, 2023
in Albania
0
“KFOR-i është NATO dhe jo një forcë pushtuese për llogari të Serbisë”, Rama sqaron deklaratën për Kosovën
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Kryeministri Edi Rama thotë se qeveria shqiptare ka komuikuar në nivelet më të larta të aleancës euro-atlantike dhe  gjetur një gatishmëri maksimal, lidhur me situatën në veri të Kosovës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama u shpreh se situata pas sulmit të 24 shtatorit ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit është alarmante.

RelatedPosts

INSTAT: Shqiptarët jetojnë më pak se banorët në BE

Aksident tragjik në Shkodër, humbin jetën baba e bir

Ish-ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, i jep fund karrierës diplomatike

Kreu i qeverisë sqaroi edhe deklaratën e bërë ditën e djeshme ku tha se KFOR-i duhet të marrë kontrollin e veriut të Kosovës.

Rama theksoi se KFOR-i është NATO dhe jo një forcë pushtuese për llogari të Serbisë.

Postimi i plotë i kryeministrit Edi Rama në rrjetin social, X

Në kuadrin e mbështetjes së Shqipërisë për garantimin e sigurisë në veriun e Kosovës dhe marrjen e kontrollit nga KFOR-i, në këtë fazë kur rreziku i përshkallëzimit të konfliktit është alarmant, kemi komunikuar në nivelet më të larta të aleancës euro-atlantike e kemi gjetur një gatishmëri maksimale. Nga ana tjetër u kemi ripërcjellë aleatëve arsyet e moslinjëzimit tonë me deklaratën e fundit të BE-së, duke vazhduar të kërkojmë qëndrimin e tyre publik, lidhur me grupin e armatosur kriminal që vrau efektivin e policisë së Kosovës dhe lidhur me zinë kombëtare në Beograd për pjesëtarët e asgjësuar të atij grupi.

Atyre në Prishtinë që në vend se të fokusohen 100% tek sfida e jashtëzakonshme që kanë, gjejnë kohë edhe për të fryrë me fejsbuk, përmes profilesh politike apo profilesh fallco, tullumbacin e konspiracionit të “vëllaut të Vuqiqit”, duke ngatërruar për arsyet e mosarsyes së tyre kërkesën time të shpjeguar publikisht dje për KFOR-in, me paralajmërimin tim të para disa muajve për “Republikën e KFOR-it”, u kujtoj sot se:

  1. KFOR-i është NATO dhe jo një forcë pushtuese për llogari të Serbisë, e as një fuqi ndarëse e territorit të Republikës së Kosovës, po përkundraze një garanci shumë e madhe në çdo rast kërcënimi!
  2. Unë e thashë qartë dje se këtë kërkesë e ka bërë edhe Presidentja Osmani dhe e shpjegova më tej se kjo që kërkoj sot nuk ka lidhje me atë çka kam shprehur disa muaj më parë, si frikë se mund të ndodhë nëse situata degradon, në mungesë të rezultateve të dialogut. Sepse, siç e shpjegova edhe dje, “nuk jemi akoma aty” dhe që të mos shkohet nesër deri aty, duhet që KFOR-i të marrë në kontroll veriun një orë e më parë.
  3. E di çdokush të vërtetën e thjeshtë fare se në çdo rast dhe për çfarëdo nevoje të re operacionale në territorin e Kosovës, KFOR-i i harmonizon veprimet e veta me autoritetet shtetërore të Kosovës e me forcat e sigurisë së Republikës së Kosovës, prandaj është sa e dhimbshme, aq edhe qesharake, që edhe në këtë situatë kaq serioze për sigurinë në veriun e Kosovës, politikanë me profile publike apo me profile fallco në Prishtinë merren me të tilla manipulime të ulëta emocionesh të qytetarëve të tyre, duke deformuar qëllimisht qëndrimet e mia. Keqardhje për ta, se për trimat e biznesit politik e mediatik të Tiranës, që janë gati t’ia venë zjarrin vetë Kosovës, bashkë me Shqipërinë për përmbysjen imagjinare të “regjimit” tim, nuk kam asnjë sekondë për të humbur!
albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Vdekja misterioze e aktorit të njohur, autoritetet hetojnë disa pista

Vdekja misterioze e aktorit të njohur, autoritetet hetojnë disa pista

21 September, 2025
INSTAT: Shqiptarët jetojnë më pak se banorët në BE

INSTAT: Shqiptarët jetojnë më pak se banorët në BE

21 September, 2025
Tradhtia sipas shenjave të horoskopit

Tradhtia sipas shenjave të horoskopit

21 September, 2025
Prezantuesit italian i vjedhin orën 40 mijë euro

Prezantuesit italian i vjedhin orën 40 mijë euro

21 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result