Një civil u plagos në sulmet e djeshme ruse kundër shtatë komuniteteve përgjatë kufirit të rajonit ukrainas të Sumy. Kjo është bërë e ditur nga administrata ushtarake e rajonit, cituar nga mediat lokale.
Gjatë gjithë ditës, ushtria e Moskës bombardoi kufirin Sumy me mortaja, raketa dhe artileri.
Ndërkohë, kjo e fundit në një bilanc që bëri deklaroi se kishte vrarë 300 ushtarë ukrainas në zonën e Donetskut.