Fituesit e çmimit Nobel për Mjekësi janë hungarezja Katalin Karikò dhe amerikani Drew Weissman, të cilët zhvilluan metodën e ARN-së që përdoret për vaksinat kundër Covid, të cilat ishin vendimtare në frenimin e përhapjes së Covid-19.
Karikó dhe Weissman botuan rezultatet e tyre në një punim të vitit 2005 që mori pak vëmendje në atë kohë, tha komiteti i çmimit Nobel, por më vonë hodhi themelet për zhvillime kritike të rëndësishme që i shërbyen njerëzimit gjatë pandemisë Covid.
Komiteti vlerësoi “gjetjet novatore” të shkencëtarëve të cilat “ndryshuan rrënjësisht të kuptuarit tonë se si mRNA ndërvepron me sistemin tonë imunitar”.