• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Saturday, July 5, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Albania
Mania pas emërtimeve të huaja i kushton shumë gjuhës shqipe

Mania pas emërtimeve të huaja i kushton shumë gjuhës shqipe

by albnews
20 November, 2019
in Albania
0
17
VIEWS

Për t’u treguar sa më modernë e europianë, ne shqiptarët na ka përfshirë edhe një mani deri në marrëzi, në vendosjen e emrave që nuk kanë asnjë lidhje me gjuhën e bukur shqipe.

Dhe kjo mani fillon që me vënien e emrave bebeve të sapolindura e deri tek emërtimi i dyqaneve, lokaleve e institucioneve të ndryshme. Shfletojmë regjistrat e shkollave dhe gjen në ta emra nxënësish nga më të ndryshmit që nuk kanë asnjë lidhje me traditën, aktualitetin, gjuhën shqipe e shqiptarët.

Hasim emra të tillë si Roes, Enki, Erda, Alesja, Sindi, Saldi, Fabrizio, Elmisa, Asli, Ruseli etj. dhe nuk e kuptojmë se çfarë domethënie kanë, me se lidhen, nga e kanë origjinën, e ç’kuptime simbole kanë. Në shumicën e rasteve, as prindërit vetë nuk e dinë përse ua kanë vënë e çfarë duan të thonë emra të tillë, përveçse shumica e tyre janë thjesht bashkime mekanike shkronjash, gjoja si gjetje të reja që të mos i ketë kush tjetër këta emra në lagjen, fshatin apo qytetin ku banojnë. Askush nuk mund t’i dallojë dot, se në ç’gjini janë, nëse nuk i ka parasysh, emra të tillë si Eni, Enki, Sindi, Saldi, Asli, Ani, etj. Në vënien e emrit të bebes, duhet të kemi parasysh, se ai ndikon shumë në karakterin e fëmijës, sidomos kur të rritet, deri sa ai të shprehet: “Mu mërzit emri që mbaj!” Kjo ka të bëjë sidomos me qëndrimin qesharak që mbajnë moshatarët ndaj tij. Emrat duhet të jenë të ndarë sipas seksit. Sipas një studimi është konstatuar se djemtë që mbajnë emra vajzash janë më agresivë. Kjo për faktin se ata fizikisht janë më të fuqishëm se adashet e tyre. Po të krahasojmë dy emra, që në formë duken si modernë, Bollma dhe Alma, të thelb kanë një semantikë krejtësisht të kundërt. Bollma është një emër vajze, i formuar nga dy fjalë “boll” dhe “më”, të cilin ia kishte vënë babai, për të ndërprerë lindjen e vajzave që kishte boll, e për të patur një djalë! Mirë po, jo vetëm që nuk ndodhi një dëshirë e tillë e prindërve, por shokët e klasës filluan ta tallnin Bollmën, duke e thërritur “bolla”! Po kështu ndodh edhe me emri Asije, me origjinë arabe, që në shqip do të thotë “gjynahqare, mëkatare”. Këtë emër të kthyer në shaka, e dëgjuam një ditë në një ambient studentësh, të cilët pasi ia kishin mësuar përkthimin, pyesnin për shoqen e tyre me ironi: Ku është ajo mëkatarja?! Emri i njeriut duhet të lidhet me diçka, me traditën, me palcën shqiptare, me gjuhën e lashtë.

Njerëzit e çdo vendi, dallojnë jo vetëm nga gjuha, traditat, folklori, veshja, por edhe nga emrat që mbajnë banorët e tij. Në Shqipëri askush nuk u vë fëmijëve emra kinezë apo japonezë, përveçse njërit, që ia vuri në monizëm djalit Mao Ce Dun, për respekt të udhëheqësit kinez, e me këtë fakt u realizua edhe një film i bukur artistik. Prindi, kur i vë emrin fëmijës së tij, duhet të mendojë se djali apo vajza nuk do të jetë gjithmonë i vogël, por nëse ai emër i pëlqen atij edhe kur të jetë i rritur. Si mund të tingëllojë vallë emri Sindi, i një gjysh me kapele apo me qeleshe dhe i një gjysheje me shami të zezë në kokë?! Është vënë re se prindërit më pak të arsimuar në vendosjen e emrave, janë më shumë tradicionale se disa intelektualë, që duan ta shprehin kulturën dhe modernitetin e tyre edhe në vendosjen e emrave. Në vendosjen e emrit të foshnjës, është e mira të mbahet parasysh fakti të mos vihen emra, që mund të ketë mbajtur një pjesëtar tjetër i familjes, të cilët përgjithësisht ishin emra të vjetër arabë e turq për myslimanët dhe italianë e grekë për të krishterët. Sa vulgarë tingëllojnë sot emra të tillë, Mahmud, Spiro, Niqifor, Dullë, Mazllum, Pilo, Hava, Shkurte e të tjerë të kësaj kategorie. Kur themi të mos përdoren emra pa domethënie apo me origjinë të huaj, kjo nuk do të thotë që të kufizohemi në një grup emrash të pëlqyeshëm. Pati një kohë që u kthye në mani vënia e emrave të tillë si Enver, Ilir, Arben, Besnik, Behar etj. Nuk është e kurdisur, por fakt, që kur isha në shkollë të mesme, kishim në vitet e para 28 vajza nga veriu, ku 13 prej tyre e kishin emrin Dile! Aq shumë vlerësohet emri që i vihet foshnjës, sa që disa e paramendojnë atë qysh kur nëna mbetet shtatzënë dhe biles ka edhe që e lidhin emrin me jetëgjatësinë e fëmijës. Kështu një prind që nuk i jetonin vajzat, i vuri vajzës së fundit emrin Dorotea “dhuratë e zotit” dhe kjo, për koincidencë jetoi e u rrit. Kurse një familje tjetër, që nuk i rronin djemtë, e mbajti emrin e tij sekret për një vit, pa e ditur askush, përveç atij që ia vuri. Në vënien e emrit të fëmijës duhet të kihen parasysh edhe dy këshilla të tjera; emri duhet të jetë sa më i shkurtër, që të mos ketë më mundësi shkurtimi si dhe të mos jetë i njëjtë me mbiemrin, por të përshtatet ose të rimojë me të.

E themi këtë se shkurtimi i emrave, duke u kthyer në mani, nganjëherë deformon komunikimin dhe konfidencialiteti bëhet banal. Mani e theksuar, që tanimë është kthyer në sëmundje të pashërueshme, është vendosja e emrave të huaj dyqaneve e lokaleve. Jo vetëm në qytete kryesore, por në çdo qytet e fshat po vendosen emërtimet e huaja në lokale, në dyqane e restorante luksoze. Ecim rrugëve të kryeqytetit dhe në të dyja anët mbushur dyqane e lokale, me tabela krejtësisht në gjuhë të huaj. Lexojmë psh “Obsession” dhe kur futemi brenda në dyqan shikojmë rroba e këpucë. Në një tjetër lexojmë “Blue fly” dhe sapo vendosim këmbën brenda ndeshemi me lloje të ndryshme këpucësh. Po kështu vazhdojmë të lexojmë tabelat me emrat “Preciosa”, ku dyqani mban ora dore, e “Beautyline” ku shiten artikuj kozmetikë, “Pierre lannier” ku përsëri shiten ora dore, e kështu mund të vazhdosh në gjithë rrugën “Myslim Shyri”. Pyetëm shitëset e këtyre dyqaneve se ç’kuptim kishin këta emra, por ata rrudhin supet, duke na thënë se këtë “e dinë pronarët që i kanë vënë”. Kudo emërtime llamburitëse, marramendëse, që nuk shprehin asgjë nga malli që mbajnë brenda.

Duke qenë mes emrave të huaj, muzikës së huaj, prodhimeve të huaja, veshjes së huaj, mos vallë kështu po e meritojmë formalisht emrin “qytetar i botës”! Më kanë mbetur në mendje fjalët që më tha ai veterani që ishte ulur në një qoshe të rrugës “Gjeneral Nikols”. “Pse lodheni kot, po na mbyt huaja, ia kemi vënë këmbën shqipes. Vetëm emrat e furrave të bukës dhe byrektoret kanë mbetur shqip, po nuk u kujtuan që t’i bastardojnë edhe këto”, na tha ai/Ramazan Sherja.

Previous Post

“Vatra Shqiptare” më 1941: Përse Çamëria historikisht s’ka qenë tokë e Greqisë

Next Post

Duka: Reja ka bërë një punë të mirë

albnews

albnews

Related Posts

Laboratori i kokainës në Greqi, zbulohen emrat e shqiptarëve të arrestuar dhe në kërkim! Kreu shqiptar ndodhet në Spanjë
Albania

Laboratori i kokainës në Greqi, zbulohen emrat e shqiptarëve të arrestuar dhe në kërkim! Kreu shqiptar ndodhet në Spanjë

5 July, 2025
Raporti i OSBE-ODIHR për 11 Majin: Pabarazi, abuzime dhe frikësim në zgjedhje
Albania

Raporti i OSBE-ODIHR për 11 Majin: Pabarazi, abuzime dhe frikësim në zgjedhje

5 July, 2025
Arrestimi i 14 doganierëve grekë, radhë kilometrike automjetesh në Qafë-Botë
Albania

Arrestimi i 14 doganierëve grekë, radhë kilometrike automjetesh në Qafë-Botë

5 July, 2025
Next Post
Duka: Reja ka bërë një punë të mirë

Duka: Reja ka bërë një punë të mirë

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
Vodhën 37 banesa me vlerë 1 mln paund, arrestohen tre shqiptarë dhe një britanike

Vodhën 37 banesa me vlerë 1 mln paund, arrestohen tre shqiptarë dhe një britanike

4 July, 2025
Franca ndryshon taktikë ndaj emigrantëve të paligjshëm, policia përdor thika për të shpuar gomonet në ujë

Franca ndryshon taktikë ndaj emigrantëve të paligjshëm, policia përdor thika për të shpuar gomonet në ujë

4 July, 2025
Bankers, aktivitet 20-vjeçar me humbje/ Inxhinieri ngre pyetjen: Nëse ka humbje pse kërkon zgjatje kontrate?

Bankers, aktivitet 20-vjeçar me humbje/ Inxhinieri ngre pyetjen: Nëse ka humbje pse kërkon zgjatje kontrate?

4 July, 2025
EMRAT/ 21 drejtorët në bashkinë e Vlorës që iu bindën “ultimatumit” të Ramës, dhanë dorëheqjen

EMRAT/ 21 drejtorët në bashkinë e Vlorës që iu bindën “ultimatumit” të Ramës, dhanë dorëheqjen

4 July, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    5071 shares
    Share 2028 Tweet 1268
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2543 shares
    Share 1017 Tweet 636
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1952 shares
    Share 781 Tweet 488
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1861 shares
    Share 744 Tweet 465
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1719 shares
    Share 688 Tweet 430
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM