Është ndaluar ditën e sotme nga policia serbe ish-nënkryetari i Listës Serbe Millan Radoiçiçit, pak ditë pasi pranoi se ishte ai përgjegjësi për organizimin e sulmit terrorist në Veri të Kosovës.
Mediat serbe kanë publikuar këtë pasdite edhe një foto të tij, teksa shihet në ambientet e Prokurorisë së Lartë në Beograd, i qetë dhe pa pranga në duar.
Ndërkohë më herët u raportua se përveç ndalimit të tij, policia ka ushtruar kontroll edhe në ambientet e banesës dhe objekteve të tjera të Radoiçiçit.