Nënkryetari i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj ka reaguar pas protestës së studentevë, studentëve të mjekësisë për të cilët është shprehur se qeveria s’mund të “krijojë bujkrobër të lidhur me tokën’.
“Ne një shtet liberal e demokratik prevalon kushtetuta dhe te drejtat e njeriut. E vërtete qe Shqipëria ka nevoje e do ketë nevoje për mjek po qeveria nuk mund te krijoje “bujkrobër te lidhur me token”. Ajo duhet te krijoje mekanizmi stimulimi qe vullneti i lire ti mbaje ne Shqipëri dhe jo urdhërim e kushtëzimi. Situata e tyre nuk na bëj nder’, tha ai.
Gjatë mbledhjes së Komisionit të Medias, depueti i PD, Agron Gjekmarkaj me tone kritike ka reaguar dhe për mungeën e ministrave në Kuvend, që sipas tij këta të fundit “aArdhjen ne komisione ministrat e shohin si përtese si gjë te pavlere si humbje kohe”.
“Për pjesëmarrjen e ministrave në Komisione. Ve re qe ata kanë një përbuzje për parlamentin, nje delir madhështie, një qëndrim ne hava dhe sikur na thonë ju jeni ca te papune qe merreni me llafe e llogje ne me kauza, me aksione, me pune te pandërprere.
Në rastin me te mire është arrogance, dhe arroganca është pamja me e mire e pafuqisë mendore intelektuale e njerëzorë. Ata nuk është se nuk konsiderojnë opozitën dhe deputet e saj po më shumë ju kolege të mazhorances qe ju shohin si hunj gardhi.
Ardhjen ne komisione ministrat e shohin si përtese si gjë te pavlere si humbje kohe sikur ne qe e kërkojmë e bëjmë enkas për ti larguar nga veprimi e mendimi i shenjte, nga puna. Karriera e tyre është legalizuar nga ky Kuvend por edhe mos ekzistenca e tyre këtu shquhet”, theksoi ai.