Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Igli Hasani ka patur një takim me ambasadoren e Izraelit në Shqipëri, ndërsa i ka shprehur mbështetjen e palëkundur të vendit tonë në përballjen e armatosur me Hamasin.
Ai thotë se Shqipëria dënon fuqimisht sulmet e Hamasit ndaj Izraelit, të cilat shënjestrojnë jetën e pafajshme të civilëve.
“Sot, i shpreha personalisht Ambasadores së Izraelit në Shqipëri, znj. Galit Peleg, mbështetjen dhe solidaritetin e palëkundur të Shqipërisë për Izraelin gjatë këtyre momenteve të tmerrshme. Ne dënojmë fuqimisht sulmet e Hamasit ndaj Izraelit, të cilat shënjestrojnë civilët e pafajshëm”, shkruan Hasani në “X”