Pranoi njohjen dhe takimet me “baronin e drogës”, arrest me burg për shefin e Komisariatit Kurbin

albnews
By
4 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Shefi i Komisariatit të Kurbinit, ka pranuar akuzat për njohje dhe takim me Gëzim Çelën, i cili njihet dhe si “baron i drogës” ndër vite.

Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masën “arrest me burg” për shefin e Policisë së Kurbinit, i cili u arrestua në kuadër të operacionit “Flakë në det”

Metaj u arrestua me akuzën për bashkëpunim me grupin e trafikantëve të drogës pjesë e së cilës është dhe Gëzim Çela.

Mësohet se ai ka pranuar njohjen dhe takimet me Gëzim Çelën dhe i ka argumentuar me njohjen e mëparshme që ka pasur me të.

“Kam bërë gabim por e kam bërë pasi e njihja më herët dhe nuk e shmangia dot”, tha Metaj.

Shefi i komisariatit të Laçit, i cili u arrestua në kuadër të një megaoperacioni në bashkëpunim me SPAK. Dritan Metaj akuzohet nga policia, si mbështet i grupit të strukturuar kriminal të drogës.

VENDIMI:

Në seancën gjyqësore të zhvilluar në prani të palëve në proces, pasi dëgjoi kërkimet dhe pretendimet e tyre, mori dhe vlerësoi aktet e depozituara prej tyre:

Në bazë të neneve 228, 229, 230, 232, 238, 244, 246 e 248 të Kodit të Procedures Penale, kjo gjykatë, pasi formoi bindjen dhe në mbështetje të provave të shqyrtuara në këtë gjykim vendosi:

  • Pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
  • Vazhdimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, e caktuar me vendimin nr. 110 datë 08.10.2023, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj personit nën hetim Dritan Metaj si i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Trafikimi i narkotikëve” e kryer në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 283/a, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.
  • Urdhërohet Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për ekzekutimin e këtij vendimi.
  • Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, Tiranë, brenda afatit ligjor.

Të hënën e 9 Tetorit, Policia e Shtetit ekzekutoi masën e sigurisë “Arrest në burg”, për shefin e Komisariatit të Policisë Laç, Dritan Metaj, ndërsa 3 shtetasit e tjerë u shpallën në kërkim.

Vetë, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku në një konferencë për mediat dhe detaje në lidhje me operacionin “Flakë në det”. Sipas tij në pranga u vendos shefi i komisariatit të Laçit, Dritan Metaj, ndërsa janë shpallur në kërkim Gëzim Çela, Arben Dalipaj dhe Roland Guzo.

Rrumbullaku u shpreh se këta persona dyshohet se janë jashtë territorit të Shqipërisë dhe në bashkëpunim me agjencitë e huaja ligjzbatuese po punohet për kapjen e tyre.

Share This Article