Burime ekskluzive për AlbUk bëjnë me dije se më datë 18 tetor, Qeveria Shqiptare dhe ajo Britanike do të nënshkruajnë mareveshjen në lidhje me të burgosurit që po vuajnë dënimin në burgjet e Anglisë.
Burimet i thanë AlbUk Tv, se marrëveshja do të nënshkruhet mes Ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja dhe homologut të tij Britanik në Londër.
Sipas burimeve, ata shtetas Shqiptar që po vuajnë dënimin në Britani dhe që janë dakort ta kalojnë pjesën e mbetur në Shqipëri do të transferohen menjëherë.
AlbUk ka mësuar se kjo proçedurë lehtëson takimet mes të burgosurve dhe familjarëve të cilët hasnin problematikë për tu pajisur me vizë.
Marrëveshje mundëson kthimin e atyre që morën të drejtën e transferimit dhe të atyre që u kanë mbetur mbi 4 vjet dënim. të burgosurit do të kryejnë pjesën e mbetur të dënimit të tyre pranë familjes.
Afro 200 të burgosur shqiptarë në burgjet e Anglisë dhe Uells që vuajnë dënime prej katër vjetësh ose më shumë do të kthehen në dy vitet e ardhshme për të kryer pjesën e mbetur të dënimit në burgjet shqiptare. Në kuadër të kësaj marrëveshjeje, pala britanike do të paguajë kostot e strehimit të të burgosurve për gjatë gjithë kohëzgjatjes së dënimit të tyre në vendin tonë.