ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Magazina e drogës/ Ky është çifti që transportoi valixhen me “Toyota Yaris”, roli i 5 të arrestuarve 16 minutes ago
Tjetër alarm për dron në Danimarkë, mbyllen disa orë dy aeroporte 18 minutes ago
Fluturimi i dronëve nga Serbia në veri, Hoxha: E kemi njoftuar KFOR-in 19 minutes ago
Zonat më të ndotura me kimikate në Shqipëri, cilat janë “pikat e nxehta” 20 minutes ago
Vrasja e vajzës keniane drejt mbylljes! Policia nuk sekuestroi provat në kohë. Nëna: E di kush është vrasësi 21 minutes ago
Next
Prev
Home Albania

Euronews nis transmetimet për Shqipërinë, Kosovën e Maqedoninë e Veriut

albnews by albnews
22 November, 2019
in Albania, Kosova, Maqedonia
0
Euronews nis transmetimet për Shqipërinë, Kosovën e Maqedoninë e Veriut
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Dje kanë nisur transmetimet e pandërprera 24-orëshe nga Tirana stacioni më i ri televiziv i përkushtuar krejtësisht informacionit Euronews Albania.

Mbi 150 profesionistë të rinj dhe me përvojë po përgatitin lajme në gjuhën shqipe nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia Veriore nën logon e mirënjohur e mirënjohur të kontinetit Euronews.

Ata u përzgjodhën për afro një vit mes një mijë kandidaturave dhe për të qenë nën drejtimin e një shefe me përvojë në fushën e televizioneve shqiptare, Ilva Tare, e cila më shumë se dy dekada më parë e nisi punën si një gazetare e thjeshtë terreni.

RelatedPosts

Shqipëria, mes 10 vendeve që po përjetojnë tkurrje më të madhe të popullsisë në botë. Kosova, e para

EMRAT/ Vrasja e Klevis Lleshit, dy në pranga e dy në kërkim, Sky ECC çoi SPAK tek autorët

Magazina e drogës/ Ky është çifti që transportoi valixhen me “Toyota Yaris”, roli i 5 të arrestuarve

“Duke ruajtur një distancë të shëndetshme profesionale, në raportin me lajmin dhe verifikimin e tij, me hulumtimin e thelluar të tij, do të shkojmë përtej ngjarjes së ditës, do të përpiqemi t’u japim qytetarëve të gjitha këndvështrimet e asaj që po ndodh. Sipas filozofisë tonë, të gjitha këndvështrimet kanë rëndësi. Ne nuk imponojmë opinionin e askujt ndaj publikut, por do të lejojmë qytetarët të krijojnë vetë opinion e tyre. Ne do t’u japim atyre një panoramë sa më të qartë në mënyrë krejt të pavarur, me integritet dhe cilësi profesionale” – tha drejtuesja Ilva Tare.

Stacioni më i ri informativ, falë teknologjive të reja dhe pajisjeve moderne, po mbulon me sinjal Shqipërinë, Kosovën dhe Maqednë Veriore. Në krye të redaksisë së lajmeve të Euronews Albania është Franko Egro, një tjetër autor dhe redaktor i mirënjohur nga publiku shqiptar për profesionalizmin e tij për më shumë se dy dekada.

“Euronews Albania është françaisi i parë në historinë e Euronews Grup. Me fjalë të tjera, kjo do të thotë se Euronews Albania do të përpiqet të përqendrohet tek vlera editoriale dhe te vlera e lajmit. Logoja e Euronews-it do të thotë: “Të gjitha zërat, të gjitha pikëpamjet”. Ky televizion i ri që nisi udhëtimin e tij sot do të përpiqet në formë sintetike të bëjë pikërisht këtë: të bëjë një gazetari të vërtetë, ku qytetari të ndjekë lajmin që i intereson” – tha zoti Egro.

Stacioni më i ri Euronews Albania nisi sot punën normale, si sfidanti më i ri i konkurrencës në gazetari, ndërkohë që qarqet mediatike vendase po kalojnë një periudhë të vështirë me kritika për njëanshmëri politike, autocensurë dhe mungesë profesionalizmi/VOA.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Magazina e drogës/ Ky është çifti që transportoi valixhen me “Toyota Yaris”, roli i 5 të arrestuarve

Magazina e drogës/ Ky është çifti që transportoi valixhen me “Toyota Yaris”, roli i 5 të arrestuarve

26 September, 2025
Tjetër alarm për dron në Danimarkë, mbyllen disa orë dy aeroporte

Tjetër alarm për dron në Danimarkë, mbyllen disa orë dy aeroporte

26 September, 2025
Fluturimi i dronëve nga Serbia në veri, Hoxha: E kemi njoftuar KFOR-in

Fluturimi i dronëve nga Serbia në veri, Hoxha: E kemi njoftuar KFOR-in

26 September, 2025
Zonat më të ndotura me kimikate në Shqipëri, cilat janë “pikat e nxehta”

Zonat më të ndotura me kimikate në Shqipëri, cilat janë “pikat e nxehta”

26 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result