• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Wednesday, May 14, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Albania
Gjermania i bën thirrje Ballkanit t’i dorëzojë armët ilegale, mund të përdoren për sulme terroriste

Gjermania i bën thirrje Ballkanit t’i dorëzojë armët ilegale, mund të përdoren për sulme terroriste

by albnews
22 November, 2019
in Albania
0
4
VIEWS

Armët ilegale në duar të popullsisë në Ballkan ushqejnë krimin e organizuar e sulmet terroriste në Europë, thotë për DW Markus Bleinbroth, drejtori për Kontrollin e Armëve Konvencionale në Ministrinë e Jashtme në Berlin.

Markus Bleinbroth, Drejtor në Drejtorinë për Kontrollin e Armëve Konvencionale, në Ministrinë Federale të Punëve të Jashtme në Berlin prezantoi në Tiranë masat e nismës së udhëhequr nga Gjermania dhe Franca, në kuadër të Procesit të Berlinit, për ҫarmatimin e popullsisë në gjashtë vendet e BP nga armët e lehta dhe të vogla ilegale. Deutsche Welle bisedoi ekskluzivisht me të.

DW: Z. Bleinroth, një vit pas fillimit të nismës së udhëhequr nga Gjermania dhe Franca për ҫarmatimin deri në vitin 2024 të popullsisë në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, (BP) nga armët e lehta dhe të vogla të mbajtura ilegalisht, po zhvilloni në Tiranë takimin e dytë koordinues rajonal, në zbatim të udhërrëfyesit në luftën kundër trafikut të armëve ilegale në rajon. Çfarë pritet nga ky takim?

Marcus Bleinroth: Ky takim shënon një hap të rëndësishëm përpara për arritjen e qëllimeve të Udhërrëfyesit Rajonal 2024, për zgjidhje të qëndrueshme kundër posedimit illegal, keqpërdorimit dhe trafikimit të armëve të vogla në BP. Thelbi i nismës është të ndalojë trafikun ilegal të armëve. Ballkani Perëndimor ka grumbulluar një stok të madh armësh ilegale, që ushqejnë trafikun e tyre ilegal, krimin e organizuar në rajon dhe përtej tij. Takimi në Tiranë vjen pas atij në Sarajevë, në Maj, të këtij viti, ku u përcaktuan indikatorët për të matur progresin e nismës në 6 vendet e rajonit.

DW: Sa armë të vogla dhe të lehta ilegale ka aktualisht në duar popullsia e BP?

Marcus Bleinroth: Janë nga 4-6 milion, por shifra mund të mos jetë as e saktë, as e verifikueshme. Sfida jonë është të kontrollohen këto armë, sepse ato destabilizojnë jo vetëm rajonin, BE, por ushqejnë sulmet terroriste në Europë dhe tregun e zi të armëve.

DW: A keni të dhëna për trafikun e armëve nga Ballkani drejt vendeve të BE apo zonave ku ka konflikte të armatosura?

Markus Bleinroth: Nuk mund t’ju jap shifra të sakta, por kemi të dhëna nga Suedia, që është destinacioni i fundit, që trafiku i armëve nga Ballkani Perëndimor ka ushqyer krimin e organizuar dhe dhunën. Trafiku ilegal i armëve po prek një sërë vendesh, kryesisht vende transite. Gjermania p.sh. është kryesisht një vend transit, armët nuk paketohen në Gjermani por gjithsesi si vend transit ka përgjegjësi për ta ndaluar trafikun.

DW: Si është situata konkrete në vendet e Ballkanit lidhur me stokun prej 6 milionë armësh ilegale? Kjo është një shifër e frikshme, alarmante, 30 % e popullsisë prej rreth 19 milion banorësh në Ballkanin Perëndimor, posedon ilegalisht armë….

Marcus Bleinroth: Tani për tani nuk dëshiroj të kaloj në detaje për gjashtë vendet e BP. Po përballemi me një rrezik që është i ndryshëm nga një vend në tjetrin por sfida është e përbashkët. Prandaj duam ta adresojmë në nivel rajonal pasi nisma është rajonale. Kjo është një përpjekje shumë e madhe dhe një model bashkëpunimi shumë i strukturuar që po jep rezultate. Jemi shumë optimistë që do të plotësojmë objektivin që deri në vitin 2024, BP të jetë një vend më i sigurt, që eksporton stabilitet. Ky është një hap shumë i rëndësishëm sidomos për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, që aspirojnë të bëhen anëtare të BE. Ka pasur kthime pas, ngaqë pritshmëritë për të filluar shpejt negociatat e pranimit, për fat të keq, nuk u plotësuan.

Por ne e shohim shumë qartë të ardhmen e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE. Rritja e përpjekjeve për t’u përgatitur për t’u bërë vende anëtare është shumë e rëndësishme dhe ҫështja specifike e shtimit të armëve është një shqetësim prioritar i publikut në shumë vende anëtare të BE. Me këtë nismë ne e pajisim BP me mjetet e duhura, japim asistencë teknike, mbështetje politike dhe financojmë procesin. Kemi një atmosferë pune shumë konstruktive, në secilin vend është punuar shumë. Kemi donatorët, përfaqësues nga 6 vendet e BP, agjencitë zbatuese, si OSBE, UNDP, NATO, takohemi dy herë në vit, kemi një takim ministerial në fund të janarit në Berlin, që do të drejtohet nga ministri i jashtëm i Francës ku do të marrë pjesë dhe Komisioni Europian.

DW: Çfarë masash përmban Udhërrëfyesi Rajonal 2024?

Marcus Bleinroth: Përafrimin e legjislacioneve në 6 vendet e BP, standardeve, pajisjeve dhe trajnimit në të gjithë rajonin dhe kontrollin e armëve të lehta dhe të vogla duke pasur parasysh barazinë gjinore. Udhërrëfyesi Rajonal 2024 synon të parandalojë trafikun ilegal të armëve të vogla dhe të lehta përmes kufijve të gjelbër dhe blu, forcojë sistemin e drejtësisë penale dhe arrijë një grumbullim efektiv të stokut të armëve të vogla dhe të lehta ilegale. Takimi në Tiranë po tregon se rajoni është plotësisht i angazhuar për një bashkëpunim të ngushtë dhe efektiv me të gjithë partnerët: BP, donatorë, organizata ndërkombëtare.

DW: Çfarë veprimesh konkrete po ndërmerren për të arritur objektivin e kësaj nisme: një BP më të sigurt, pa armë ilegale në duart e popullsisë, një BP, që si thatë ju, eksporton siguri?

Marcus Bleinroth: Po forcojmë kufirin kundër trafikut ilegal të armëve, sistemin e drejtësisë penale që kontrabandistët të dënohen më efektivisht me burgim, synojmë të zhvillojmë një fushatë të rëndësishme për mbledhjen e armëve. Kushdo që posedon ilegalisht, në 6 vendet e BP, armë të lehta dhe të vogla duhet t‘i dorëzojnë. Kanë disa opsione: t’i dorëzojnë armët me një amnisti, kjo varet nga vendi që duhet të shpallë amnistinë.

Nëse dikush mban një armë ilegale, atëherëë shkon në burg, thjesht se e posedon atë. Në Shqipëri p.sh., dënimi është nga 3 – 4 vjet burg. Nëse policia gjen armë ilegale në shtëpinë e dikujt, atëherë personi dënohet me burg. Prandaj këshilloj gjithkënd të dorëzojë armën që e mban ilegalisht pasi ka mundësi që me amnistinë të mos dënohet. Kur këto masa të zbatohen, atëherë nuk do të ketë më hapësira për trafikim armësh.

Do të jetë një veprim i menҫur, nëse kushdo që ka një armë ilegale ta dorëzojë ose ta legalizojë nëse është armë gjuetie. Dëshiroj t’i bëj thirrje popullsisë së rajonit, “Dorëzoni armët! Koha është që të bëheni vende normale, anëtare të ardhshme të BE. Vendet tuaja po zhvillohen, sistemet e sigurisë po përmirësohen. Për vetëmbrojtje nuk ju duhet arma juaj. Të qëllosh me armë pa përgjegjësi dhe shkaktosh viktima nuk është diçka që ju bën të lumtur.

Si po ecën zbatimi i masave që ju përmendni? Shpresoj që mesazhi juaj të dëgjohet, por edhe masat konkrete të luajnë rol që ai mos të bjerë në veshë të shurdhër…

Marcus Bleinroth: Kemi filluar një numër projektesh të reja që na ndihmojnë direkt të arrijmë qëllimet e kësaj nisme. Kemi ndërmarrë një projekt në Bosnjë – Hercegovinë për të forcuar kontrollin e kufirit dhe brenda një periudhe të shkurtër kohe më shumë se 1.500 policë të policisë kufitare janë trajnuar për të zbuluar trafikun ilegal të armëve në kufijtë e Bosnjë-Hercegovinës, që do të shtrihet në gjithë rajonin, të gjitha vendet e BP do të përfitojnë nga manualet e treinimit, pajisjet etj. Po zbatojmë një projekt pilot në Serbi për dhunën në familje, që është një problem i madh në gjithë rajonin, OSBE është duke zbatuar një projekt që forcon aftësitë për të zbuluar me qen nuhatës armë dhe eksplozivë, që do të shtrihet në gjithë rajonin.

Ne po eksportojmë modelin e një partneriteti të ri mes vendeve të BP, donatorëve dhe organizatave ndërkombëtare. Për këtë model ka interes edhe përtej rajonit dhe BE: Afrika Perëndimore ka interes për të ndjekur këtë model, në Ukrainë kemi zbatuar një projekt të ngjashëm me OSBE apo në Karaibe, ku trafikimi i armëve po destabilizonte shumë shoqërinë. E kemi prezantuar modelin që po zbatojmë në BP në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe do ta bëjmë përsëri në korrik 2020.

DW: Z. Bleinroth, cili është raporti mes nismës për ҫarmatimin e popullsisë së BP deri në 2024 dhe reformimit të metodologjisë së zgjerimit që duket se rrit kohën e anëtarësimit të vendeve kandidate si Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut? Franca, në variantin e sapo prezantuar te metodologjisë së re të zgjerimit flet për integrim sektorial, për 7 faza drejt hyrjes në BE.

Marcus Bleinroth: Me projektin tonë po përpiqemi të kemi nën kontroll të plotë trafikun e armëve ilegale dhe të ndihmojmë vendet e BP të plotësojnë kriteret ekzistuese. Nuk ka kushte të reja për vendet kandidate. Por kushtet ekzistuese, mund të plotësohen më lehtë dhe më shpejt përmes zbatimit të projektit tonë. Ne mobilizojmë vullnetin politik dhe burimet financiare. Gjermania ka financuar vitin e kaluar me 7,5 milionë euro dhe këtë vit do të shtojë edhe 4 milionë euro të tjera. Në këtë nismë Gjermania është donator i fuqishëm bashkë me BE dhe Francën. Përveç vendeve anëtare të BE – Gjermania, Franca, Suedia, Holanda, Norvegjia, Polonia edhe Mbretëria e Bashkuar po kontribuojnë dhe po marrim mbështetje nga vende jashtë BE si SHBA dhe Japonia, që është një gjë e jashtëzakonshme/DW.

Previous Post

Vuçiqi e do Kosovën në “Mini-Schengen” pa çështjet statusore

Next Post

Kosova nuk do të luajë finalen e mundshme në shtëpi

albnews

albnews

Related Posts

Berisha denoncon Ramën: I gatshëm ta shndërrojë Shqipërinë në megaburg për mbështetjen e ndërkombëtarëve
Albania

Berisha denoncon Ramën: I gatshëm ta shndërrojë Shqipërinë në megaburg për mbështetjen e ndërkombëtarëve

14 May, 2025
Shqipëria në finalen e Eurovision, mediat serbe shpërthejnë: Provokim i pastër, tregoi shqiponjën me dy koka
Albania

Shqipëria në finalen e Eurovision, mediat serbe shpërthejnë: Provokim i pastër, tregoi shqiponjën me dy koka

14 May, 2025
Macron vjen në Shqipëri, Rama do ti japë burgje me qira që Franca të sjellë të dënuarit
Albania

Macron vjen në Shqipëri, Rama do ti japë burgje me qira që Franca të sjellë të dënuarit

14 May, 2025
Next Post
TalkSport: Shteti i shkatërruar nga lufta mund ta mposhtë Anglinë e të vazhdojë serinë e saj pa humbje

Kosova nuk do të luajë finalen e mundshme në shtëpi

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
Autoritetet gjermane arrestojnë tre të dyshuar si sabotatorë rusë

Autoritetet gjermane arrestojnë tre të dyshuar si sabotatorë rusë

14 May, 2025
PS arrin rekord në Fier, Zegjine Çaushi bëhet deputete

PS arrin rekord në Fier, Zegjine Çaushi bëhet deputete

14 May, 2025
Zgjedhjet e 11 majit, Prokuroria e Përgjithshme: 87 kallëzime të regjistruara, 7 të arrestuar dhe 34 procedime penale

Zgjedhjet e 11 majit, Prokuroria e Përgjithshme: 87 kallëzime të regjistruara, 7 të arrestuar dhe 34 procedime penale

14 May, 2025
Trump takohet me presidentin sirian Ahmad al Sharaa, ka pesë kërkesa për të

Trump takohet me presidentin sirian Ahmad al Sharaa, ka pesë kërkesa për të

14 May, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4699 shares
    Share 1880 Tweet 1175
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2392 shares
    Share 957 Tweet 598
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1869 shares
    Share 748 Tweet 467
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1809 shares
    Share 724 Tweet 452
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1696 shares
    Share 678 Tweet 424
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM