Sulm ajror gjatë natës në Gaza, vriten 15 palestinezë

albnews
By
1 Min Read


Pesëmbëdhjetë persona janë vrarë dhe disa janë plagosur në sulmet ajrore izraelite gjatë natës, sipas mediave të Hamasit.

Izraeli ka bombarduar Rripin e Gazës në përgjigje të sulmeve të grupit militant Hamas, raporton Sky News.

Më shumë se 1 mijë njerëz janë vrarë tani nga secila palë, pa asnjë shenjë ende të zbutjes së konfliktit.

Izraeli po “përgatitet për fazat e ardhshme të luftës”, megjithatë, nuk ka ende një vendim për një operacion tokësor

Share This Article