Një mësues është vrarë dhe dy persona janë plagosur rëndë në një sulm me thikë në një shkollë në Francë. Ministri i Brendshëm Gérald Darmanin tha se sulmi ndodhi në shkollën e mesme Gambetta në qytetin verior të Arras. Zyrtarët lokalë thonë se sulmuesi është arrestuar, shkruan BBC.
Personi i vrarë ishte një mësues i gjuhës frënge, ndërsa një mësues sporti gjithashtu u godit me thikë dhe u plagos. Mediat lokale kanë raportuar se sulmuesi ishte një ish-nxënës në shkollë. Policia thotë se situata tashmë është nën kontroll.