Italia do të përballet me Maltën në orën 20.45, në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Euro 2024. Kjo sfidë shihet si e lehtë në letër për axurrët, por futbolli ka treguar se mund të ketë surpriza.
Sa i takon formacioneve, të dy trajnerët kanë vendosur për titullarët. Trajneri i Italisë, Spalleti ka zgjedhur të bëjë një rotacion, duke lënë shumë titullarë në stol.
Portieri Donnarumma ka përpara Darmian, Mancini, Bastoni dhe Dimarco. Në mesfushë qëndrojnë Barella, Locatelli dhe Bonaventura. Sulmuesi Raspadori do ketë mbështetjen e Kean dhe Berardi.
Italia (4-3-3) – Donnarumma; Darmian, Mancini, Bastoni, Dimarco; Barella, Locatelli, Bonaventura; Berardi, Raspadori, Kean.
Malta (5-3-2) – Bonello, J.Mbong, Apap, Pepe, Z.Muscat, Camenzuli; Guillaumier, Kristensen, Yankam; Montebello, P.Mbong.