Ismail Haniyeh, udhëheqës i grupit islamik palestinez Hamas, tha të shtunën se palestinezët nuk do të largohen nga Gaza apo Bregu Perëndimor për të shkuar në Egjipt, pas thirrjeve nga ushtria izraelite për më shumë se një milion banorë të enklavës që të lënë shtëpitë e tyre dhe të shkojnë në jug.
“Vendimi ynë është të qëndrojmë në tokën tonë”, tha Ismail Haniyeh në një dalje televizive, ndërsa iu drejtua Egjiptit gjatë fjalimit.
Egjipti ndan një kufi me Gazën dhe është alarmuar nga mundësia që banorët e enklavës mund të zhvendosen nga rrethimi dhe bombardimi i territorit nga Izraeli, pas sulmeve barbarike në Izrael nga militantët e Hamasit.
Ashtu si shtetet e tjera arabe, Egjipti ka thënë se palestinezët duhet të qëndrojnë në tokat e tyre ndërsa lufta përshkallëzohet. Egjipti thotë se po përpiqet të sigurojë dërgimin e ndihmave në Rripin e Gazës.
Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Yoav Gallant, tha të premten se civilët palestinezë “të cilët duan të shpëtojnë jetën e tyre” duhet t’i kushtojnë vëmendje paralajmërimit të Izraelit për t’u evakuuar nga Gaza.