Të dhëna dramatike vijnë nga konflikti i përgjakshëm mes Hamasit dhe Izraelit. Në një javë luftime raportohet për më shumë se 700 fëmijë janë vrarë në Gaza dhe 2,450 të tjerë janë plagosur, sipas Fondit të Kombeve të Bashkuara për Fëmijët.
“Sipas raporteve të fundit nga autoritetet lokale shëndetësore dhe media, të paktën 2,215 palestinezë raportohet se u vranë, duke përfshirë mbi 700 fëmijë, dhe më shumë se 8,714 njerëz të plagosur, ku më shumë se 2,450 janw fëmijë”, tha zëdhënësja e UNICEF-it Sara Al Hattab për CNN.
Shifrat e së shtunës janë një përditësim i deklaratës së UNICEF-it të premten, e cila tha se qindra fëmijë janë vrarë dhe plagosur, duke vënë në dukje se numri rritet çdo orë.
“Vrasja e fëmijëve duhet të ndalet. Imazhet dhe historitë janë të qarta: fëmijë me djegie të tmerrshme, plagë mortajash dhe gjymtyrë të humbura. Spitalet janë krejtësisht të mbingarkuar për t’i trajtuar”, tha zëdhënësi i UNICEF-it, James Elder.
Elder iu bashkua thirrjeve nga komuniteti ndërkombëtar duke thënë: Fëmijët izraelitë që mbahen peng në Gaza duhet të ribashkohen në mënyrë të sigurt dhe menjëherë me familjet dhe të dashurit e tyre.