Mes lotësh dhe emocionesh, 3 paciente mes tyre edhe një mjeke ndanë historitë e tyre, triumfuese ndaj kancerit të gjirit.
Vajza, gra, djem, burra, por edhe ish-sportistë i janë bashkuar nismës ’Race for the Cure’’, garës për ngritjen e vetëdijes ndaj sëmundjes së kancerit të gjirit.
Kjo konsiderohet një nga garat më të rëndësishme në Europë, por jo vetëm, e cila zhvillohet edhe në Shqipëri në sajë të organizatës “Europa Donna Albania”, e cila të ardhurat do t’i çojë për proteza silikoni për vajzat dhe gratë në nevojë, të cilat po përballen me kancerin e gjirit.
Mes lotësh dhe emocionesh, 3 paciente mes tyre edhe një mjeke ndanë historitë e tyre, triumfuese ndaj kancerit të gjirit.
Pjesë e garës sensibilizuese u bë edhe kampioni në atletikë Kajo Myftarago.
Fitues të kësaj gare ishte familja Nuriu, të cilët ndanë emocionet dhe dhanë mesazhe të rëndësishme për të gjitha vajzat dhe gratë.