Elena Ora, motra e këngëtares shqiptare me famë ndërkombëtare Rita Ora feston sot 34 vjetorin e lindjes dhe në këtë ditë të veçantë për të urimin më të ëmbël e mori nga motra më e vogël.
Urime të shumta mori edhe nga miq dhe familjarë të saj të cilët kanë postuar në rrjete sociale kujtime dhe momente të bukura me të.
The Close Relationship Between Stress and Sleep
Por ajo që u ra në sy të gjithëve ishte mënyra si zgjodhi ta uronte Rita. Me një foto të saj sipër një shkëmbi duke marrë rreze dielli, Rita shkruan: “Shumë urime për këtë shpirt të pastër”, ka qenë përshkrimi që ia ka vënë njërës prej imazheve.
Kujtojmë se Elena Ora është prej vitesh edhe menaxherja e këngëtares e cila organizon çdo takim, apo koncert të saj me detaje.