Ndërsa Gaza bombardohet pa pushim nga Izraeli, më shumë se 800 zyrtarë të BE-së kanë kritikuar shefen e bllokut evropian, Ursula von der Leyen, për mbështetjen e saj “të pakontrolluar” ndaj Izraelit. Zyrtarët thonë se janë të pikëlluar nga “standardet e dyfishta” të Komisionit, pasi ky institucion i BE, e konsideron bllokimin e Ukrainës nga Rusia si një akt terrori, ndërsa bllokada e Gazës nga Izraeli është “injoruar plotësisht”.
“Nëse Izraeli nuk ndalet menjëherë, i gjithë Rripi i Gazës dhe banorët e tij do të fshihen nga planeti”, thuhet në letrën e tyre dërguar presidentes së Komisionit Europian. “Ne ju nxisim [von der Leyen] të bëni thirrje, së bashku me liderët e të gjithë Bashkimit, për një armëpushim dhe për mbrojtjen e jetës civile. Ky është thelbi i ekzistencës së BE-së”, thanë ata, duke paralajmëruar se “BE rrezikon të humbasë të gjithë kredibilitetin”.
Një ndjenjë e ngjashme zemërimi ka lindur edhe midis disa prej punonjësve të Parlamentit Evropian, të udhëhequr nga Roberta Metsola. “Të shihje dy nga tre presidentët [von der Leyen dhe Metsola] papritmas në Izrael, duke qëndruar krah për krah me një regjim që po vret civilë ishte mjaft tronditëse”, tha një zyrtar i Parlamentit, i cili kërkoi ruajtjen e anonimitetit shkruan Al Jazeera.
Dy shtetet më të fuqishme të bllokut, Gjermania dhe Franca tashmë, i kanë ndaluar protestat e qytetarëve të cilët kërkojnë ndaljen e luftës në Gaza që bëri më tani veç militantëve të Hamasit, i kanë marrë jetën edhe mijërave civilëve, mes tyre më shumë se 1500 fëmijëve.