Ndarja e kryeministres italiane Giorgia Meloni nga partneri i saj, gazetari Andrea Giambruno pas 10 vitesh martesë, është bërë kryefjalë në mediat vendase dhe jo vetëm.
Së fundmi një portal i drejtuar nga personazhi i njohur i skupeve Fabrizio Corona ka shkruar se Meloni ka pasur një lidhje sekrete dashurie.
Po sikur zemra e Giorgia Melonit të ishte e zënë tashmë? Një emër vjen nga Siçilia. Meloni ka disa kohë që është në një lidhje me Manlio Messina”, shkruan portali i ish-mbretit të paparacëve.
Por Manlio Messina, deputet i Fratelli d’Italia, mohoi lajmin. “Nga faqja e tij e internetit mësoj për një lidhje të supozuar timen me Giorgia Meloni, e cila sot njoftoi ndarjen nga partneri i saj Andrea Giambruno. E telefonova drejtpërdrejt vetë Corona-n, pasi e njoha prej shumë vitesh, dhe ai konfirmoi se lajmi është i rremë, por se i shërben vetëm për të rritur klikimet faqes së tij të re. Ky është Fabrizio Corona”, tha ai.