ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Policia britanike po zhvillon kërkime intensive për një burrë i cili, gjatë një tubimi të ekstremit të djathtë, bëri thirrje për vrasjen e liderit laburist, Keir Starmer 1 hour ago
Papa: Lexova se Elon Musk do të bëhet trilioneri i parë në botë. Nëse kjo është e vetmja gjë me vlerë sot, atëherë jemi në telashe 1 hour ago
Broja debuton me Burnley, Liverpool siguron fitoren në limite 6 hours ago
930 mijë euro të ardhura, aktiviteti bllokohet nga Administrata Tatimore 6 hours ago
Protesta në Hagë, Rama: Asgjë tjetër përveç drejtësisë, për Kosovën dhe çlirimtarët e saj 6 hours ago
Next
Prev
Home Show - Biz Technologji

“Nuk ka të ardhme evropiane pa normalizim të marrëdhënieve”- Lajçak pas takimit me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi, pjesë e agjendës së takimit të ministrave të Jashtëm

albnews by albnews
21 October, 2023
in Technologji
0
“Nuk ka të ardhme evropiane pa normalizim të marrëdhënieve”- Lajçak pas takimit me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi, pjesë e agjendës së takimit të ministrave të Jashtëm
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

I dërguari i Bashkimit Evropian për çështjen Kosovë-Serbi foli pas takimit me presidentin serb Aleksandër Vuçiç dhe theksoi se dialogu mes dy vendeve do të jetë pjesë e agjendës së takimit të ministrave të Jashtëm të shteteve anëtare të BE-së që pritet të mbahet të hënën.

“Kjo vizitë do të ndikojë drejtpërdrejt në ato bisedime. Siç e kemi thënë shumë herë, nuk ka të ardhme europiane as për Serbinë, as për Kosovën, pa normalizimin e marrëdhënieve të tyre dhe zbatimin e marrëveshjeve të miratuara për normalizim, si ato aktuale ashtu edhe ato më herët që të shohim një rajon stabil, të begatë dhe europian të Ballkanit Perëndimor, prandaj dialogu është i një rëndësie vendimtare. Biseda jonë me presidentin Vuçiç dhe kryeministrin Albin Kurti do të vazhdojë në ditët në vijim”, tha Lajçak nga Beograd.

RelatedPosts

Hapet Ekspozita Botërore e Industrisë Inteligjente 2025

Inteligjenca Artificiale “godet” më fort të rinjtë: Rënie e ndjeshme e punësimit në sektorët teknologjikë

SHBA/ Pas vetëvra*jes së 16-vjeçarit, OpenAI shton mjete kontrolli prindëror tek ChatGPT

Më herët, nga Prishtina, Lajçak tha se pjesë e diskutimeve gjatë kësaj vizite të pesëshes së diplomatëve ishte përparimi në zbatimin e marrëveshjes për normalizim dhe deeskalimi i situatës, derisa ka potencuar se për sulmin terrorist të 24 shtatorit Serbia duhet të bashkëpunojë për t’i vënë para drejtësisë përgjegjësit.

“Dëshirojmë ta bëjmë të qartë se dënojmë fuqishëm sulmin ndaj policisë së Kosovës më 24 shtator. Të gjithë autorët e sulmit duhet të sillen para drejtësisë dhe presim bashkëpunim të plotë të Serbisë në këtë drejtim”, tha Lajçak pas takimit.

Ai shtoi se liderët kanë përgjegjësi ndaj qytetarëve të tyre dhe se si palët duhet të punojnë për deeskalimin dhe normalizimin e marrëdhënieve.

“Ne ia kemi përcjellë atë mesazh presidentit Vuçiç. Serbia dhe Kosova kanë hyrë në marrëveshje të reja në shkurt dhe mars të këtij viti dhe presim që të dyja palët të fillojnë të përmbushin obligimet e tyre si nga marrëveshjet e reja ashtu edhe nga ato të vjetra”, tha Lajçak.

Emisari europian në Prishtinë tha se Kosova duhet të nisë me themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Policia britanike po zhvillon kërkime intensive për një burrë i cili, gjatë një tubimi të ekstremit të djathtë, bëri thirrje për vrasjen e liderit laburist, Keir Starmer

Policia britanike po zhvillon kërkime intensive për një burrë i cili, gjatë një tubimi të ekstremit të djathtë, bëri thirrje për vrasjen e liderit laburist, Keir Starmer

14 September, 2025
Papa: Lexova se Elon Musk do të bëhet trilioneri i parë në botë. Nëse kjo është e vetmja gjë me vlerë sot, atëherë jemi në telashe

Papa: Lexova se Elon Musk do të bëhet trilioneri i parë në botë. Nëse kjo është e vetmja gjë me vlerë sot, atëherë jemi në telashe

14 September, 2025
Broja debuton me Burnley, Liverpool siguron fitoren në limite

Broja debuton me Burnley, Liverpool siguron fitoren në limite

14 September, 2025
930 mijë euro të ardhura, aktiviteti bllokohet nga Administrata Tatimore

930 mijë euro të ardhura, aktiviteti bllokohet nga Administrata Tatimore

14 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result