Sandro Tonali rikthehet të luajë për herë të parë që prej momentit kur pranoi se ka luajtur baste sportive në një platformë ilegale dhe për më tepër, ka zgjedhur të parashikojë rezultate edhe të ndeshjeve të Milanit.
Hetimet ndaj mesfushorit italian nisën 10 ditë më parë teksa ishte i grumbulluar me kombëtaren, teksa fill pas publikimit të rastit, u largua për t’u bashkuar me Newcastle në Angli, klub që i doli menjëherë në mbështetje.
Mesfushori u aktivizua në minutën e 69’ të ndeshjes ndaj Crystal Palace, duke zëvendësuar brazilianin,Bruno Guimaraes, teksa tifozeria e klubit anglez e priti me duartrokitje e brohorima, si për të konfirmuar se mbështet Tonalin maksimalisht, pavarësisht ngjarjes.