“Si mundët?” Kore kundër Bobby Charlton, mediat dënojnë tifozët e Man.City

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Anglia është në zi pasi humbën një nga lojtarët më të famshëm të gjithë kohërave, Sir Bobby Charlton, por jo të gjithë tifozët në ishull janë bashkuar me hidhërimin e madh për shuarjen e një ikone me përmasa të tilla. Sir Bobby Charlton ishte jo vetëm legjenda e Man.United, skuadër ku në 17 vite realizoi 249 gola dhe e drejtoi më pas për 39 vite, por ishte dhe një ikonë e përfaqësueses britanike, protagonisti kryesor i triumfit në Botërorin e 1966. Tifozët e Man.City, në përfundim të pjesës së parë, gjatë ndeshjes me Brighton, lëshuan disa kore kundër Bobby Charlton. Ky gjest i tyre ka pushtuar faqet e para të mediave angleze:

“Si mundët”, shkruan Express. Të gjithë mediat kanë dënuar këtë veprim të tifozëve, e dënoi ashpër edhe vetë klubi i Man.City. Në lidhje me atë që ndodhi në fushë, City mposhti Brighton 2-1 duke u rikthye në krye me 21 pikë. Pikërisht në ditën e ndarjes nga jeta të Bobby Charlton, Man.United siguroi fitoren e dytë radhazi në Premier League teksa mposhtën Sheffield United me rezultatin 2-1.

Share This Article