Deklarata të reja kanë ardhur nga Mbretëria e Bashkuar, kryeministri Rishi Sunak ka deklaruar nëpërmjet një zëdhënësi, se nga një armëpushim i mundshëm në rripin e Gazës, dpo të përfitonte vetëm Hamasi.
“Një armëpushim me shumicë do t’i shërbente vetëm Hamasit. Pauzat humanitare, të cilat janë të përkohshme, të cilat janë të kufizuara në shtrirje, mund të jenë një mjet operacional.”-tha zëdhënësi i kryeministrit Sunak
Ndërkohë mbretëria e Bashkuar ka nisur 21 tonë ndihma humanitare për Gazën, dërgesa është rrugës për në Egjipt
Avioni C-17 i Forcave Ajrore Mbretërore mban 76,800 pako për kujdesin e plagëve të dhuruara nga rezervat mjekësore, si dhe 1,350 filtra uji dhe 2,560 drita me energji diellore – të dyja të dizajnuara për të mbështetur një familje prej pesë anëtarësh.
Ndihma vjen si pjesë e një pakete ndihme prej 30 milion £ për Gazën e shpallur nga kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Rishi Sunak në fillim të kësaj jave dhe do të shpërndahet nga Gjysmëhëna e Kuqe egjiptiane, thotë Ministria e Mbrojtjes.