Në kampin e refugjatëve Jabalia, në veri të Gazës, një sulm ajror izraelit vrau një nënë dhe katër fëmijët e saj. I ulur në spital, babai i fëmijëve u filmua nga Reuters duke mbajtur në dorë trupin e djalit të vdekur.
“Ai është vetëm dy muaj e gjysmë, çfarë ka bërë?”- thotë burri për Reuters.
“A vrau ai? A plagosi dikë? A rrëmbeu dikë? Ata ishin fëmijë të pafajshëm brenda shtëpisë së tyre.
Ushtria izraelite, për dy javët e fundit, ka këshilluar njerëzit në veri të shkojnë në jug.
“E kam thënë fjalën, edhe nëse më godasin me tanke, nuk do të dal nga shtëpia”, thotë burri.
“Unë do të vendos një tendë mbi shtëpinë time të shkatërruar dhe do të jetoj brenda saj”, tha burri.