Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pasi GJKKO vendosi si avokate mbrojtëse të tij Valentina Todoreskun, e cila shpërndan në rrjetet e saj Facebook, statuset e Edi Ramës.
Berisha e quajti avokaten “enveriste”, ndërsa shtoi duke ironizuar se “mirë boll që nuk kishte nxjerrë Enver Hoxhën në shtrat, por Ramën”, pasi përndryshe sipas ish-kryeministrit do konsiderohej “nekrofili”.
“A e patë atë Enveristen dje çfarë ishte ajo më, mirë boll që nuk kishte nxjerrë Enver Hoxhën në shtrat, por Ramën. Të paktën këtë gabim se kishte bërë. Se do të quhej nekrofili pastaj”.