Nëna e Aaron Carter ka paditur mjekët dhe farmacistët që i kanë rekomanduar djalit të saj oxycodone, hydrocodone dhe Xanax .
Në emër të nipit të saj 2-vjeçar, Princeton Lyric Carter, nëna e artistit foli për TMZ dhe pohoi se mjekët i kishin përshkruar ilaçet në fjalë, pa pasur nevojë realisht për to.
Siç përmend konkretisht në dëshminë e saj, ato i janë dhënë pa arsye mjekësore dhe duke e ditur gjendjen e shëndetit mendor të Aaron Carter.
Në padi përmendet ndër të tjera kompania e barnave Walgreens, e cila pretendon se barnat dhe sasitë e tyre, të kombinuara me problemet psikiatrike të Aaron, duhet të kishin ngritur alarmin në farmaci.