Shefja e Komitetit për punë të jashtme në Parlamentin britanik, Alicia Keans (o.Alicia Kearns), ka reaguar sot pas deklaratave që ka dhënë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i cili deklaroi se, “u ka bërë të qartë ndërkombëtarëve se nuk do t’i zbatojë pikat “që kanë të bëjnë me njohjen e Kosovës dhe pranimin e saj në OKB”.
Pak më shumë se një jave nga takimi me Kryeministrit Kurti në Kosovë, deputetja Kearns, u ka bërë thirrje përfaqësuesit të lartë të BE-së për politikë të jashtme Josep Borrell dhe presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, që t’i hiqen masat ndëshkuese që BE-ja ia ka vendosur Kosovës.
“Sërish Kosova punon me komunitetin ndërkombëtarë, përkundër sulmit terrorist të orkestruar nga Beogradi. Sërish Vuçiçi refuzon. Largoni tash sanksionet ndaj Kosovës, @Josep Borrell e @Ursula von Der Leyen”, ka shkruar Kearns në platformën “X”.