ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
“Muzeu i Artit Islam do të hapë dyert brenda 2030”, Rama: Do të jetë një stacion kyç i historisë sonë si komb 5 hours ago
Britania e Madhe do ta njohë shtetin e Palestinës pas përfundimit të vizitës së Trump 5 hours ago
Zhduket byzylyku 3.000-vjeçar nga Muzeu i Kajros 5 hours ago
Vjedhen mostra të çmuara ari gjatë bastisjes në muzeun francez të historisë natyrore 5 hours ago
Franca përgatitet për një ditë grevash mes krizës politike 5 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Projektligji i ri/ I jep të drejtën Prefektit të propozojë shkarkimin e kryetarit të Bashkisë! Zbardhet drafti

albnews by albnews
30 October, 2023
in Albania
0
Projektligji i ri/ I jep të drejtën Prefektit të propozojë shkarkimin e kryetarit të Bashkisë! Zbardhet drafti
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Nga kompetenca për të propozuar shkarkimin e kryetarit të Bashkisë te ministri përgjegjës për çështjet vendore, detyra për monitorimin e zbatimit të projekteve me fonde të qeverisjes qendrore deri te marrja e raportimeve çdo 10 ditë nga Kryetari i Policisë Vendore për situatën e rendit parashikohet të jenë detyrat e reja të Prefektit të qarkut.

Ndryshimet e kompetencave të Prefektit të Qarkut janë parashikuar te projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 107/2016, “Për prefektin e qarkut” i publikuar te konsultimet publike nga Ministria e Brendshme.

RelatedPosts

Veliaj sfidon urdhrin e Ramës: Nuk më shkarkoni dot

OBSH: Shqipëria boshatiset nga mjekët, çdo vit largohet një brez i sapodiplomuar

BIRN: Transformimi i qendrës historike në Durrës vjen me kosto të lartë për pronarët

Referuar relacionit shoqërues ndryshimet e propozuara synojnë të forcojnë rolin e prefektit të qarkut, si përfaqësues i Këshillit të Ministrave në qark. Domosdoshmëria e ndryshimeve ligjore, veçon relacioni, forcon rolin e Prefektit në qark për të mundësuar shërbime dhe qeverisje sa më pranë qytetarëve.

Por për ekspertët e pushtetit vendor disa nga kompetencat e reja që pritet t’i shtohen Prefektit të Qarkut, prevalojnë mbi ligjin aktual të vetëqeverisjes vendore ose në raste të caktuara mbivendosin autoritetin e Prefektit me autoritete të tjera.

Në projektligj është shtuar se një nga detyrat e Prefektit do të jetë të “propozojë pranë ministrit përgjegjës për çështjet vendore shkarkimin e Kryetarit të Bashkisë pjesë e qarkut përkatës në rast të kryerjes së shkeljeve të rënda të Kushtetutës ose të ligjeve”.

Në komentet e Agron Haxhimalit drejtorit ekzekutiv të Institutit të Bashkive, njëkohësisht edhe ekspertit për çështjet vendore, depozituar për projektligjin e ri në këtë fazë konsultimesh, theksohet se për këtë drejtë që i jepet Prefektit prevalon mbi ligjin e vetëqeverisjes vendore.

“Neni 62 i ligjit 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore” përcakton: Shkarkimi i kryetarit të bashkisë Kryetari i bashkisë shkarkohet me vendim të Këshillit të Ministrave në rastet kur: a) kryen shkelje të rënda të Kushtetutës ose të ligjeve; b) dënohet për kryerjen e një vepre penale, me vendim të formës së prerë, nga gjykata; c) propozohet për shkarkim nga këshilli bashkiak përkatës për mosparaqitje në detyrë për një periudhë 3-mujore të pandërprerë.

Nëse edhe Prefektit do t’i jepet kjo e drejtë, i bie që ligji “Për Prefektin e Qarkut” të prevalojë mbi ligjin 139/2015 që nga hierarkia është më lart, dhe se bashkitë që janë institucione kushtetuese dhe të pavarura”.

Një tjetër ndryshim i propozuar në projektligj është që sipas pikës “k) Prefekti monitoron zbatimin e projekteve, programeve sektoriale në qark, që zhvillohen me fonde të kushtëzuara apo fonde të qeverisë qendrore, veçanërisht për sa i përket respektimit të afateve dhe cilësisë’.

Procedura e monitorimit të zbatimit të politikave, projekteve e programeve sektoriale të qeverisë qendrore në nivel qarku  përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave dhe l)sinjalizon institucionet përgjegjëse inspektuese duke propozuar fillim të procedurës së inspektimit për shkeljet e evidentuara”.

Haxhimali në komentet e tij thekson se të gjitha këto çështje te pika “k” dhe “l”, në një farë mënyre rikthejnë rolin e prefektit të dikurshëm që bënte auditime të fondeve. “Është një mbivendosje me autoritetet e tjera që kanë përgjegjësinë për të monitoruar këto fonde të kushtëzuara”, pohon ai.

Drafti parashikon ndër të tjera se drejtori i policisë vendore do të zhvillojë takime të përbashkëta dhe do të informojë çdo 10 ditë Prefektin e qarkut mbi shkallën e zbatimit të masave për ruajtjen e rendit dhe të sigurisë publike në nivel qarku, sipas përgjegjësive e detyrave të përcaktuara në aktet ligjore e nënligjore.

Drejtori i Institutit të Bashkive thotë se ky nen prezanton një ndërveprim te ngarkuar. Ai propozon se ky ndryshim mund të riformulohet duke thënë se me kërkesë të Prefektit, drejtori i Policisë Vendore informon Prefektin mbi çështjet e sigurisë.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

“Muzeu i Artit Islam do të hapë dyert brenda 2030”, Rama: Do të jetë një stacion kyç i historisë sonë si komb

“Muzeu i Artit Islam do të hapë dyert brenda 2030”, Rama: Do të jetë një stacion kyç i historisë sonë si komb

18 September, 2025
Britania e Madhe do ta njohë shtetin e Palestinës pas përfundimit të vizitës së Trump

Britania e Madhe do ta njohë shtetin e Palestinës pas përfundimit të vizitës së Trump

18 September, 2025
Zhduket byzylyku 3.000-vjeçar nga Muzeu i Kajros

Zhduket byzylyku 3.000-vjeçar nga Muzeu i Kajros

18 September, 2025
Vjedhen mostra të çmuara ari gjatë bastisjes në muzeun francez të historisë natyrore

Vjedhen mostra të çmuara ari gjatë bastisjes në muzeun francez të historisë natyrore

18 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result