Një vilë katër katëshe është shembur në zonën e ish- Kënetës në Durrës si pasojë e tërmetit të fuqishëm duke zënë brenda familjet e tre vëllezërve.
Nga shembja e vilës kanë humbur jetë tre persona gjyshja, djali dhe mbesa.
Gazetari i Ora News, Leonidha Musaj raportohet se në total në banesë ndodheshin 9 anëtarë të familjes Lala dhe 6 prej tyre ndodhen ende nën rrënoja.
Ekipet e shpëtimit kanë arritur të komunikojnë me një djalë 17 vjeçar, i bllokuar në rrënoja.
Raportohet se ai është në gjendje të rëndë dhe po bëhet e pamundura për shpëtimin e tij.