ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
“Ca trimosha të BKH-së erdhën te Kryeministria…”/ Rama: Nuk donin të linin “patllaken” tek dera… 4 hours ago
Ndotja nga Metalurgjiku në Elbasan, 16 të arrestuar, 8 aksionerë në kërkim 4 hours ago
TRAGJEDI NË AUSTRALI/ Të shtëna në plazhin e Sidneit, 10 viktima, mbi 18 të plagosur 4 hours ago
Momenti kur një dron rus godet anijen turke në portin e Odesës 10 hours ago
Nuk ndalen protestat/ Qytetarët në Bukuresht dynden në sheshe 10 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

Rita Ora në krah të Novak Djokovic/ Plasin polemikat

albnews by albnews
30 October, 2023
in Kosova
0
Rita Ora në krah të Novak Djokovic/ Plasin polemikat
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Këngëtarja shqiptare me famë botërore Rita Ora është vënë sërish në qendër të polemikave. Shkak janë bërë vetëm 5 sekonda ku ajo shfaqet e ulur në krah tenistit serb Novak Djokovic. Të dy kanë qenë duke ndjekur finalen e Rugby-së mes Afrikës së Jugut dhe Zelandës së re e luajtur mbrëmjen e së shtunës në Stade de France në Paris.

Në një moment gjatë pushimit, kamera fokusoi pranë njëri-tjetrit këngëtaren shqiptare dhe në krah të saj tenistin serb. Rita nisi të qeshë dhe bëri me dorë nga kamera ndërsa kampioni i botës në tenis hapi gojën në shenjë habie.

RelatedPosts

Aksidenti tragjik në Kosovë që u mori jetën dy shqiptareve, gazetari Buxhala: Në autostradë është shemb dheu, përgjegjësi e dy ministrive

Kosova u dërgon ndihma humanitare palestinezëve në Rripin e Gazës

Osmani vizitë zyrtare në Vatikan, takon Papa Leon XIV, kërkon njohjen e Kosovës

https://www.facebook.com/watch/?v=704621331232950

Por shumë shqiptarë të Kosovës kanë mbetur të zhgënjyer nga Rita e cila ka edhe titullin e ambasadores së këtij vendi. Sipas tyre, ajo nuk mund të qëndrojë në krah të një personi që njihet si anti-shqiptar dhe pro-serb. Ata kanë kujtuar se si pak kohë më parë në Grand Slamin e Parisit, ai shkroi “Kosova është Serbi” ndërsa shprehu ngushëllime në rrjetet sociale edhe për 3 serbët e vrarë në Banjskë.

“Rita Ora “zgërdhihet” në shoqërinë e çetnikut serb Novak Djokovic që çdo ditë lobon kundër shtetit të “ambasadores së Kosovës”. E turpshme” – shkruan gazetari Arlind Sadiku.

“Rita Ora: “Mendova se ishte Roger Federer… nuk e dija se ishte Novak Djokovic” – bën ironi gazetari i Kosovës Ndrec Gjonaj.

Gazeta Blic shkruan në rrjetet sociale: “Rita Ora dhe Novak Djokovic duke shijuar së bashku finalen e Kupës së Botës në Rugby 2023. Kujtojmë që tenisti serb punon dhe propagandon vazhdimisht kundër pavarësisë së Kosovës”.

“Herën e parë u aryetua se nuk e dinte se ishte flamuri serb, si do ta arsyetojë këtë foto këngëtarja e njohur shqiptare, Rita Ora” – shkruan televizioni ATV.

Kanë qenë të shumtë edhe qytetarët që kanë akuzuar Ritën për patriotizëm fals.

“A e ngriti flamurin serb ne koncert Rita Ora me dashje?? Se ketu ne foto Rita Ora me serbin Novak Djokovic bashke ne stadium. Sa per dijeni, Djokovici ne mes te turneut te tenisit para gjithe botes kete vere qe shkoi thoshte “Kosova eshte serbi”. Vajmedet kush ka mbet me ba shqiponjen me duar dhe me kenduar xhamadani vija vija” – shkruan njëri prej tyre.

“Epo kjo e Rites, pas gjoja gabimit me flamurin serb (se nuk dinte 😏), kjo shfaqje haptazi me kete servin, kjo ç’te jete?? Pyes sepse para nja dy muajsh, m’u versul gjysma e miqve kosovare, pse thashe ne nje postim qe keto (kjo dhe Dua) nuk jane me çikat e kombit, por te elites. Ja dhe keta te dy bejne ca u ka thene elita. Kushedi ku fle lepuri” – shkruan një tjetër.

Por të shumtë janë edhe ata që e quajnë normal gjestin e Ritës dhe nuk ka vend për kritika. Analisti Milazim Krasniqi thotë se çështja mund të shtrihet ndryshe.

“Si ka pranuar Gjokoviqi të dalë në foto me shqiptaren Rita Ora? Si nacionalist serb, ai ka më shumë arsye të jetë i zemëruar për Kosovën e humbur nga serbët, ndërsa Rita Ora ka arsye të jetë krenare me Kosovën e pavarur. Pra, e qartë është se je jemi fitues dhe duhet të sillemi si fitues, e jo si të kompleksuar.

https://www.facebook.com/milazim.krasniqi.12/posts/6693219144128243?ref=embed_post

Une e kuptoj qe ne kemi traume te pasherueshme ne raport me Serbine. Kemi arsye nga ajo qe na ka ndodhe. Ama duhet ta sherojme traumen. Nje nga menyrat eshte nese sillemi si fitues. Duke vajtuar, duke share veten, duke mallkuar dynjane, vetem e trashim traumen. Ne kemi problem me shume njerez qe nuk jane te afte te kuptojne, ose si pasoje e traumes ose thjesht e paditurise. Disa kane edhe ngarkesa te renda ideologjike dhe keshtu prodhohet percarje ne vend te unitetit e mobilizimit shoqeror e kombetar. Ne instance te fundit, fituesi kur sillet si humbes duket si idiot” – shkruan Krasniqi.

Analistja Zana Avdiu shkruan: “Nese mendoni qe figurat si Rita Ora, nuk jane me ndikim per vendin edhe imazhin e Kosoves, vec shiheni Lorik Canen. Vjen presidenti francez per vizite ne Shqiperi, dhe personin qe e fton me shoqeru, eshte Loriku. Keta njerez jane me te medhaj, sesa budalliqet e juaja provinciale. Rita eshte pasuri diplomatike e Kosoves, dhe ne vend se me u mundu me ia kontrollu jeten, le te mundohemi te jemi mirenjohes per kontributin e saj, per Kosoven, pa fitu kurgjo ne kembim”.

https://www.facebook.com/zana.avdiu/posts/10231681088598585?ref=embed_post

Edhe analisti Milaim Zeka ka dalë në krah të këngëtares.

“Nje koment rreth fotos te Rita Ores me tenistin shqiptar, Novak Gjokoviç, i cili ka lindur ne Kosove, dhe veten e ndien serb. Rita Ora, kudo qe shkon ne bote, prezentohet se shtetase e Republikes te Kosoves. Novaki e bene te kunderten. Nese futeni te komentuesit serb, edhe ata, cope-cope e kan ba Novakin pse eshte ulur me Rita Oren. Me i pas degju Rita komentuesit shqiptar, ju garantoj se e kishit pa me nje tufe te dhive te egra neper bjeshkte e Rugoves.

https://www.facebook.com/milaimzekaobri/posts/2050951775266855?ref=embed_post

Njesoj edhe Novaki, ish kan tuj lujte guxhas te mahalla e tre rrokaqiejve matan ures te Ibrit. O njereze, mesohuni me pa bardh, jo vetem zi. Mesohuni me pa pozitivisht. Mesohuni me dashuru, jo me urrejte. Deri kur keshtu? Po nuk keni faj ju, fajet i kan politikan e biznismen, te cilet kurr nuk mendojne se per nje shoqeri te shendosh ma e rendesishme se sa buka, jane qerdhet per femije…!!!” – shkruan Zeka.

Ndërsa gazetari Idro Seferi që raporton nga Beogradi ka bërë shaka: “Rita Ora edhe Novak Djokovic e shpetuan festivalin e RTK-se nga kritikat ne rrjete”.

https://www.facebook.com/idro.seferi/posts/10161321122329359?ref=embed_post

Pjesë e reagimeve është bërë edhe ish-emisari i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell. “E adhuroj këtë”, – ka shkruar Grenell duke e ripostuar videon në platformën ‘X’ nga gazetari Fitim Çeku.

https://twitter.com/i/status/1718381139214094365

Rita Ora mori kritika pak kohë më parë, teksa u shfaq në skenë duke mbajtur mbi supe flamurin e Serbisë gjatë një koncerti në Hungari. Vetë këngëtarja tha se nuk ishte në dijeni se cilit shtet i përkiste flamuri që iu hodh në skenë nga një fans. ©LAPSI.al

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

“Ca trimosha të BKH-së erdhën te Kryeministria…”/ Rama: Nuk donin të linin “patllaken” tek dera…

“Ca trimosha të BKH-së erdhën te Kryeministria…”/ Rama: Nuk donin të linin “patllaken” tek dera…

14 December, 2025
Ndotja nga Metalurgjiku në Elbasan, 16 të arrestuar, 8 aksionerë në kërkim

Ndotja nga Metalurgjiku në Elbasan, 16 të arrestuar, 8 aksionerë në kërkim

14 December, 2025
TRAGJEDI NË AUSTRALI/ Të shtëna në plazhin e Sidneit, 10 viktima, mbi 18 të plagosur

TRAGJEDI NË AUSTRALI/ Të shtëna në plazhin e Sidneit, 10 viktima, mbi 18 të plagosur

14 December, 2025
Momenti kur një dron rus godet anijen turke në portin e Odesës

Momenti kur një dron rus godet anijen turke në portin e Odesës

14 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result