ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
“Wish You Were Here”, albumi 50-vjeçar që shenjtëroi Pink Floyd 14 hours ago
Foto nga 24-vjetori i sulmeve terroriste të 11 shtatorit 14 hours ago
OKB: Ndihmat në Gaza nën kontroll mercenar. Shefi i UNRWA: Mbi 2 mijë civilë të vrarë 14 hours ago
Zelensky: Ukraina përshtat mbrojtjen ndaj dronëve rusë 14 hours ago
Vajza e Kim Jong Un, trashëgimtarja e mundshme e Koresë së Veriut 14 hours ago
Next
Prev
Home Show - Biz Shqiperia

Para se Abi Malltezi të arrestohej e sekuestrohej; ka transferuar 70% të biznesit në Gjermani dhe ka likuiduar shoqërinë e kullave

albnews by albnews
31 October, 2023
in Shqiperia
0
Para se Abi Malltezi të arrestohej e sekuestrohej; ka transferuar 70% të biznesit në Gjermani dhe ka likuiduar shoqërinë e kullave
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Dokumente e prova zyrtare, që agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit ia kanë paraqitur prokurorëve të SPAK gjatë fazës së hetimit, por nuk janë lejuar të veprojnë përpara tjetërsimit e fshehjes së kapitaleve, madje këto prova nuk janë pasqyruar në akt-akuzë…

Në njoftimin e SPAK për arrestimin e Jamarbër Malltezit, për masën “Detyrim Paraqitje” ndaj vjehrrit Sali Berisha e ortakut Fatmir Bektashi, bën përshtypje ky fakt absurd:

RelatedPosts

Lirimi i hapësirave publike, Rama ndan pamjet nga Kepi i Rodonit: U shkulën të gjitha ngrehinat e “tokës së xanun”

Vizita e Dumanit në SHBA, SPAK publikon detaje mbi takimet me zyrtarët amerikanë

Atentati në Shkodër- Flet autori i dyshuar: Objektivi i vetëm ishte Erogen Vaso

– Në kompaninë “Homeplan Sh.p.k” të kullave, janë sekuestruar vetëm 45% e aksioneve të Malltezit, ndërsa 55% të ortakut Fatmir Bektashi nuk janë prekur, megjithëse krimin me truallin, ndërtimet dhe transaksionet e pista, këta i kanë bërë bashkë e së bashku janë nën hetim.

Informacione konfidenciale për “Pamfleti”-n, siguruar nga BKH që ka kryer hetimet e aferës së kompleksit “Partizani”, thonë se mbrapa mos-sekuestrimit të aksioneve të Fatmir Bektashit, qëndron paprekshmëria e pasurive të shumta reale, që ky bashkë me Jamarbër Malltezin, kanë fshehur jashtë Shqipërisë dhe me marifetin e gjoja likuidimit të kompanisë së kullave.

Po publikojmë dokumentet zyrtare, që provojnë skemën e ortakëve Jamarbër Malltezi e Fatmir Bektashi, për të fshehur pasuritë dhe kapitalet e tyre reale, nëpërmjet veprimeve administrative në regjistrin tregtar,  mbi statusin e kompanisë së kullave “Homeplan Sh.p.k”.

Veprimi i parë/ Më 25 tetor 2022, vetëm 3 ditë pasi Fatmir Bektashi u njoftua të paraqitej në SPAK për ish-kompleksin “Partizani”; bashkë me ortakun Jamarbër Malltezi, vendosën që kompanisë t’i ndryshohej forma pronësore, nga “Shoqëri shqiptare”, në “Shoqëri e përbashkët shqiptaro-gjermane”, me 70% një firmë gjermane, por çuditërisht e pa deklaruar në QKB.

Pas ndryshimit të formës së pronësisë me tjetërsim aksionesh në Gjermani, kompania e kullave “Homeplan Sh.p.k”, që ishte me 22 miliardë lekë xhiro dhe 6.9 miliardë lekë fitim neto për vitin 2021; befasisht mbeti me 400 milionë lekë kapital total në tetor 2022 e deri në tetor 2023, të cilët përfaqësohen nga Fatmir Bektashi edhe në emër të Jamarbër Malltezit.

Veprim i dytë/ Më 3 tetor 2023, katër ditë para se SPAK të sekuestronte kompjuterët e kompanisë “Homeplan”; dhe 2 javë dy javë para arrestimit të Jamarbër Malltezit e Fatmir Bektashit, këta kanë kaluar kompaninë në likujdim 100%, me likuidues Fatmir Bektashin.

Sipas tyre, shkak i kalimit të kompanisë së kullave në likuidim total, është gjoja dalja me humbje dhe përfundimi i funksionimit si biznes ndërtimi, kur “Homeplan Sh.p.k” e Bektashit dhe Malltezit, vazhdon ndërton 34 pallate te kompleksi “Magalem 21” në Tiranë, të cilat i ka reklamuar dhe kryeministri Edi Rama në “ERTV” e “FB”.

Nëse kjo kompani është me humbje dhe nuk e kryen funksionin, nuk ka pse QKB të pranojë të deklarohet e regjistrohet si kompani në likuidim me likuidues pronarët Malltezi e Bektashi, por të çohet në gjykatë si biznes i falimentuar, ku caktohet administrator likuidues për kapitalet e saj.

Në informacion, thuhet se gjatë procesit të hetimit, gjurmët e fshehjes së kapitaleve, të ardhurave e fitimeve të kompanisë “Homeplan” të kullave, kanë çuar te kompanitë “Kontakt” “Swarco” e “Berndard Engineers”, të cilat janë në pronësi të Fatmir Bektashit, gjermano-austriakut Gunther Kofler, Pandi Carapulit dhe Jamarbër Malltezit në hije.

Këto prova zyrtare, hetuesit e BKH ia kanë paraqitur prokurorëve të SPAK gjatë fazës së hetimit, por nuk janë lejuar të veprojnë përpara akteve të tjetërsimit dhe fshehjes së kapitaleve, madje këto prova nuk janë pasqyruar as në akt-akuzë./Pamfleti

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

“Wish You Were Here”, albumi 50-vjeçar që shenjtëroi Pink Floyd

“Wish You Were Here”, albumi 50-vjeçar që shenjtëroi Pink Floyd

11 September, 2025
Foto nga 24-vjetori i sulmeve terroriste të 11 shtatorit

Foto nga 24-vjetori i sulmeve terroriste të 11 shtatorit

11 September, 2025
OKB: Ndihmat në Gaza nën kontroll mercenar. Shefi i UNRWA: Mbi 2 mijë civilë të vrarë

OKB: Ndihmat në Gaza nën kontroll mercenar. Shefi i UNRWA: Mbi 2 mijë civilë të vrarë

11 September, 2025
Zelensky: Ukraina përshtat mbrojtjen ndaj dronëve rusë

Zelensky: Ukraina përshtat mbrojtjen ndaj dronëve rusë

11 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result