• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Friday, July 4, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Bota
“Po mbështet Izraelin”- Presidenti Biden përballet me presion nga votuesit arabë dhe myslimanë, bie mbështetja ndaj tij

“Po mbështet Izraelin”- Presidenti Biden përballet me presion nga votuesit arabë dhe myslimanë, bie mbështetja ndaj tij

by albnews
1 November, 2023
in Bota
0
1
VIEWS

Presidenti Joe Biden po përballet me reagimet e disa anëtarëve të Partisë së tij Demokrate për mbështetjen e palëkundur për Izraelin ndërsa siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Patsy Widakuswara, ushtria izraelite po zgjeron operacionet tokësore në Gazë dhe numri i viktimave civile palestineze po rritet.

Ndërsa vazhdojnë sulmet ajrore izraelite në Gazë, përfshirë atë në kampin e refugjatëve al-Shati, Këshilli Kombëtar Demokratik Mysliman i ka dërguar një letër Presidentit Joe Biden duke kërkuar që ai të ndërmjetësojë një armëpushim ose të përballet me humbjen e mbështetjes së miliona myslimanëve amerikanë në fushatën për rizgjedhje në vitin 2024.

“Ne e dimë se komuniteti ynë mund të ndryshojë rezultatin në shtetet ku gara për President është e fortë. Unë mendoj se udhëheqësit e Partisë Demokrate po i kushtojnë vëmendje kësaj dhe kanë frikë nga ajo që po ndodh dhe po i dërgojnë mesazhin Shtëpisë së Bardhë se kjo do të dëmtojë shanset tona në zgjedhjet e vitit 2024”, tha Basim Elkarra nga Këshilli Kombëtar Demokratik Mysliman.

Mbi një milion myslimanë hodhën votën në zgjedhjet e vitit 2020, një numër i mjaftueshëm votash që mund të luhasë rezultatin në disa shtete ku garat zgjedhore janë të papërcaktuara.

Myslimanët dhe arabo-amerikanët votojnë tradicionalisht për kandidatët demokratë, por kjo prirje mund të jetë duke ndryshuar.

Një sondazh i ri nga Instituti Arabo-Amerikan tregon se mbështetja për zotin Biden ra tek votuesit e këtij komuniteti, nga 59% sa ishte në zgjedhjet e vitit 2020 në 17%.

“Ne do të vazhdojmë të angazhohemi me komunitetin mysliman, komunitetin arabo-amerikan dhe udhëheqësit palestinezë amerikanë për të dëgjuar shqetësimet e tyre”, thotë Karine Jean-Pierre, zëdhënëse e Shtëpisë së Bardhë.

Në anën tjetër, hebrenjtë amerikanë janë “thellësisht mirënjohës” për mbështetjen e Presidentit Biden për Izraelin.

“Izraeli mbetet një çështje shumë e rëndësishme për votuesit hebrenj. Është një çështje për të cilën ka një lidhje shumë të fortë emocionale midis hebrenjve amerikanë dhe mbështetjes për Izraelin”, thotë Halie Soifer, e cila drejton Këshillin Demokratik Hebre të Amerikës.

Rreth 7 milionë hebrenj jetojnë në SHBA, po aq sa jetojnë edhe në Izrael. Ata përbëjnë 3% të elektoratit amerikan.

Presidenti Biden vlerësohet gjerësisht edhe në Izrael. Ai i ka kërkuar kryeministrit Benjamin Netanyahu që të udhëheqë luftën sipas ligjit ndërkombëtar humanitar për të mbrojtur civilët.

“Ajo që ai po i thotë Izraelit është më ndihmo që të jem në gjendje të të ndihmoj. Nëse bëni përpjekje maksimale për të luftuar sipas ligjeve të luftës, atëherë më lehtësoni mua t’ju mbështes dhe të marr mbështetje për ju në komunitetin ndërkombëtar, në Amerikë dhe në Partinë Demokrate”, thotë Jonathan Rynhold, kreu i Departamentit të Studimeve Politike në Universitetin izraelit Bar-Ilan.

Sondazhet tregojnë se më shumë republikanë sesa demokratë e mbështesin vendimin e zotit Biden për të dërguar armë në Izrael.

“Republikanëve, qoftë (ish-presidenti) Trump, apo atyre të Kongresit, nuk u ka mbetur shumë hapësirë për ta rritur mbështetjen për Izraelin më shumë se Presidenti Biden”, thotë Norman Ornstein nga Instituti “American Enterprise”.

Ndërkohë presioni për një armëpushim po rritet, përfshirë edhe ata që protestuan gjatë seancës dëgjimore të Kongresit të së martës. Zyrtarët amerikanë kanë kërkuar “pauza humanitare” për të lejuar ndihmat të arrijnë te civilët, por thonë se nga një armëpushim në këtë pikë do të përfitojë vetëm nga Hamasi.

Previous Post

“Palët të respektojnë rregullat e luftës”, Borell: I tronditur nga numri i madh i viktimave kampin e refugjatëve në Gaza

Next Post

Zyrtarët e SPAK në SHBA/ Ambasada: Vazhdon turi studimor në DASH, DEA dhe FBI

albnews

albnews

Related Posts

Një trup qiellor misterioz në sistemin tonë Diellor
Bota

Një trup qiellor misterioz në sistemin tonë Diellor

4 July, 2025
Autobusi rrokulliset në Gjermani, 20 të plagosur rëndë
Bota

Autobusi rrokulliset në Gjermani, 20 të plagosur rëndë

4 July, 2025
Përparim në negociatat SHBA-BE për tarifat, por ende pa marrëveshje: Europianët të ndarë mes vetes
Bota

Përparim në negociatat SHBA-BE për tarifat, por ende pa marrëveshje: Europianët të ndarë mes vetes

4 July, 2025
Next Post
Zyrtarët e SPAK në SHBA/ Ambasada: Vazhdon turi studimor në DASH, DEA dhe FBI

Zyrtarët e SPAK në SHBA/ Ambasada: Vazhdon turi studimor në DASH, DEA dhe FBI

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
EMRAT/ 21 drejtorët në bashkinë e Vlorës që iu bindën “ultimatumit” të Ramës, dhanë dorëheqjen

EMRAT/ 21 drejtorët në bashkinë e Vlorës që iu bindën “ultimatumit” të Ramës, dhanë dorëheqjen

4 July, 2025
Një trup qiellor misterioz në sistemin tonë Diellor

Një trup qiellor misterioz në sistemin tonë Diellor

4 July, 2025
“Plumbi i Artë”/ Atentati ndaj Arjan Ndojës, Erjon Alibej: Do ta vrisnin me snajper

“Plumbi i Artë”/ Atentati ndaj Arjan Ndojës, Erjon Alibej: Do ta vrisnin me snajper

4 July, 2025
“Rruga e vdekjes”/ Autostrada ku humbi jetën Diogo Jota, e njohur për gjendjen e saj të keqe! Prej kohësh ankesa nga qytetarët

“Rruga e vdekjes”/ Autostrada ku humbi jetën Diogo Jota, e njohur për gjendjen e saj të keqe! Prej kohësh ankesa nga qytetarët

4 July, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    5064 shares
    Share 2026 Tweet 1266
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2539 shares
    Share 1016 Tweet 635
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1948 shares
    Share 779 Tweet 487
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1860 shares
    Share 744 Tweet 465
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1718 shares
    Share 687 Tweet 430
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM