ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Mahmood pritet të miratojë rregullin ‘vetëm qëndrime të përkohshme’ për azilkërkuesit e suksesshëm 1 hour ago
Dëbimet pa faj do të ndalohen në Angli nga maji 1 hour ago
Titujt e Gazetave në UK 1 hour ago
BBC i kërkon falje Trumpit për redaktimin në Panorama, por refuzon të paguajë kompensim 1 hour ago
Guvernatori i Oklahomës fal të dënuarin me vdekje pak para injektimit 1 hour ago
Next
Prev
Home Albania

Mbledhja online e komisionit të Ekonomisë, reagon Gjekmarkaj: Shqipëria s’është në gjendje të jashtëzakonshme! Rama t’u qëndrojë deklaratave të bëra në Samitin e BE

albnews by albnews
1 November, 2023
in Albania
0
Mbledhja online e komisionit të Ekonomisë, reagon Gjekmarkaj: Shqipëria s’është në gjendje të jashtëzakonshme! Rama t’u qëndrojë deklaratave të bëra në Samitin e BE
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Pasi komisioni i Ekonomisë u mblodh online ka reaguar deputeti i PD-së, Agron Gjekmarkaj.

Ai deklaron se mbledhja nuk mund të kryhet pasi vendi nuk është në gjendje të jashtëzakonshme dhe Kuvendi nuk duhet të de-natyrohet. Sipas Gjekmarkajt mbledhje online është bërë pasi mazhoranca i fshihet ballafaqimin me opozitën.  Në një reagim të gjatë, ndër të tjera Gjekmakaj i kërko kryeministrit Edi Rama që t’u qëndrojë deklaratave të tij, bërë në vendet perëndimorë, pasi sipas tij nuk mund të ketë dy Shqipëri, një në fjalimin e samitit të BE-së dhe një tjetër që vë në diskutim ‘konceptin e opozitës në një shoqëri demokratike’.

RelatedPosts

Organizoi vjedhjen e tonelata drogë me vlerë miliona euro, kush është grupi që fshihet pas tentativës së rrëmbimit të kreut të bandës shqiptare

Historike, Shqipëria në play-off të kampionatit botëror të futbollit 2026

Shqipëria rrezikon të mbetet pa port, qeveria ndryshon sërish kohën e ndërtimit të Porto Romanos

Deklarata e plotë e Agron Gjekmarkaj:

Shqiperia nuk është në gjendje të jashtëzakonshme, as në pandemi ndaj tempulli i parlamentarizmit Kuvendi i saj nuk duhet të denatyrohet. Mazhoranca po i fshihet ballafaqimit me Opoziten. Ajo nuk investohet asnjë ditë në forcimim e institucioneve por në defunksionalizimin e Opozites.

Institucionet na mbrojnë të gjitheve jo partitë, jo militantizmi. Personalisht e kam me prova të shumta mos rreshtim qe bie ndesh me bindjet e mia pa pretenduar monopolin e se vertetes. Prishja e tyre( institucioneve) është atentat ndaj Shqiperise në Nato , aleances me SHBA dhe aspiartes së saj europiane. Socialistet e zyrave me një arrogancë që duket si marrje kopetencash nga Zoti, si pervetesim i se drejtes, se mires dhe se bukures, po sillen si gjyaktesit dhe “edukatoret” tanë.

Gjithmonë kam patur nderim per parlamentin pertej cilesisë se debatit apo prurjeve në të pertej forcave politike që e kanë dominuar. Gjithmonë kam qënë kritik kur është dhunuar Opozita e cila kishte emrin PS, brenda e jashtë salles plenare, me shpresen që do e linim pas një ditë këtë lengatë shqiptare a ballkanike. Iluzion i ngratë ky.
Me të gjitha difektet e tij, difekte tradite dhe të kultures sonë politike e kam parë atë si garant sovran të thelbit të Republikes.

Nuk e kisha menduar kurrë që për të marrë pjesë në një mbledhje institucionale unë Zevendes Kryetari i Kuvendit të shtyhesha dhe të kaloja nën sqetulla gardistesh të gjatë si femijet në një pyll ferrash.

Ne kerkojmë që Kushtetutes ti hapet dera dhe ajo të rikthehet mes nesh. Ne kerkojme të drejten e perfaqesimit legjitim në Reformen Zgjedhore, të drejten e ngritjes se tre komisioneve hetimore me firmat e 45 deputeteve dhe mos nderhyrjen e kundershtarve tanë politik në çështjet e grupit parlamentar të PD.

Çfarë marrim si pergjigje, zhdukjen e debatit, kthimin e mbledhjeve online. Ne jemi në parti të ndryshme, fakt ky që na bën të njëanshem në qendrime politike, po nuk duhet të jemi të tille me Republiken, Shtetin, Institucionet, Kushtetutën. Qeveria nuk mund të nderseje Garden ndaj Opozites e cila sot është këmbe, në qendrese, në proteste. Protesta në vendet demokratike nuk shuhet më dhunë, ajo vendos stanadartin e negocimit, të reflektimit, të zgjidhjes së problemeve që shtron.

I kerkoj Edi Rames tu rrijë deklaratave të tij në vendet perendimore, këtë nuk ja njoh vetes për dobësi . Nuk mund të ketë dy Shqiperi: një në fjalimet e tij në samitet e BE qofte edhe në Tiranë dhe një tjeter që vë në diskutim konceptin e Opozites në një shoqëri demokratike. Nese ai se ben ne jemi ketu per të perfaqesuar popullin opozitar e më shumë se kaq të gjithë ata që besojnë të pluralizmi dhe demokracia. Fshehja tregon frike. Mbledhjet online tregojnë ikjen nga thelbi i krizës. Kthimi në normallitet lyp shumë pak: Respektimin e Kushtetues, respektimin e Rregullores së Parlamentit dhe asnjë favor per Opoziten.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Mahmood pritet të miratojë rregullin ‘vetëm qëndrime të përkohshme’ për azilkërkuesit e suksesshëm

Mahmood pritet të miratojë rregullin ‘vetëm qëndrime të përkohshme’ për azilkërkuesit e suksesshëm

14 November, 2025
Dëbimet pa faj do të ndalohen në Angli nga maji

Dëbimet pa faj do të ndalohen në Angli nga maji

14 November, 2025
Titujt e Gazetave në UK

Titujt e Gazetave në UK

14 November, 2025
BBC i kërkon falje Trumpit për redaktimin në Panorama, por refuzon të paguajë kompensim

BBC i kërkon falje Trumpit për redaktimin në Panorama, por refuzon të paguajë kompensim

14 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result