UEFA vendos fushë neutrale për ndeshjet e Izraelit, ja kush do të jetë shtëpia e re e hebrenjve

albnews
By
1 Min Read

UEFA vendos fushë neutrale për ndeshjet e Izraelit. Ka mbërritur një vendim për ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Europian 2024 për kombëtaren izraelite, e cila u ndërpre për shkak të përkeqësimit të konfliktit izraelito-palestinez.

Dy ndeshjet e fundit në shtëpi kundër Zvicrës dhe Rumanisë do të luhen rregullisht, më 15 dhe 18 nëntor.

Stadiumi i përcaktuar  nga UEFA është “Pancho Arena” në Felcsut të Hungarisë. Skuadra izraelite ka ende mundësinë për të fituar një vend për në finalet e “GJERMANI 2024”, duke qenë se rrugëtimin do ta përfundojë më 21 nëntor në Andorra.

Share This Article