Izraeli kërkon nga Gjermania dhe vendet e tjera të Europës anije spitalore për të ndihmuar palestinezët e plagosur

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ambasadori izraelit në Gjermani u ka kërkuar vendeve të Europës që të dërgojnë anije spitalore në Egjipt.

Ron Prosor tha se ato do të përdoren për të trajtuar palestinezët e plagosur që hyjnë në Egjipt nga Rripi i Gazës.

Në një intervistë në radio Kan, transmetuesin publik të Izraelit, ai shtoi: “Nuk e di ende nëse po ndodh. Ne e kërkuam këtë. Supozoj se po diskutohet. Ekziston një prirje, këtu në Europë, për të ndihmuar në çështjet humanitare në çdo mënyrë të mundshme”

Kujtojmë se javën e kaluar, Franca tha se po dërgonte një anije në Mesdheun lindor për të “mbështetur spitalet e Gazës”.

Izraeli gjithashtu kërkoi nga Italia, por zyrtarët thanë se nuk kishin dëgjuar ende.

Share This Article