Lideri laburist është kritikuar nga anëtarët e partisë së majtë dhe myslimane për refuzimin e mbështetjes së armëpushimit
Sir Keir Starmer ka provokuar tërbim pasi u shfaq duke hequr lulekuqin e tij për një video mbi islamofobinë në fillim të kësaj jave.
Udhëheqësi laburist u pa me të njëjtin kostum dhe kravatë për videon siç ishte i veshur teksa mbante fjalimin më herët për krizën Izrael-Gaza.
Pasi u kritikua nga anëtarët e partisë së majtë dhe myslimane për refuzimin e mbështetjes së armëpushimit, ai më pas prodhoi një video mbi muajin e ndërgjegjësimit për islamofobinë.
Disa përdorues të mediave sociale e kanë kritikuar klipin e tij si një përpjekje përçmuese për të korrigjuar politikat e tij ndaj Izraelit me komunitetet myslimane.
Ajo vjen pasi është organizuar një marsh “milionësh” pro Palestinës në Ditën e Përkujtimit në Londër.
Starmer ka ngjallur shqetësime se dështimi i tij për të veshur lulekuqe mund të shihet si “një dritë jeshile” për protestuesit që planifikojnë të shkaktojnë kaos në kryeqytet.
Laburistët kanë theksuar se Starmer nuk e ka hequr lulëkuqin për qëllimet e videos, por kanë refuzuar të komentojnë arsyet që ajo nuk ishte e pranishme.
Majori në pension i Regjimentit të Parashutës dhe autori Levison Wood tha për GB News: “Keir Starmer duhet të shpjegojë pse ai ka veshur një lulëkuqe para një grupi njerëzish, por e ka hequr atë përpara një grupi tjetër.
“Nëse ai sinqerisht beson në atë që përfaqëson lulëkuqja, ai duhet ta veshë atë gjatë gjithë kohës, jo ta heqë atë në varësi të kujt po flet.”
Claire Fox ka kritikuar gjithashtu kohën “cinike” të mesazhit të Starmer-it që bën thirrje për më shumë veprime kundër islamofobisë në Britani.
Duke folur në GB News, baronesha Fox sulmoi Starmerin teksa ai e trajtoi çështjen në një kohë ku “urrejtja anti-hebreje” po “normalizohet”.
“Në një kohë kur ne po shohim racizëm të vërtetë në rrugët e MB-së në lidhje me antisemitizmin, Keir Starmer-i thotë se çështja e madhe është rritja masive e islamofobisë”, tha ajo.
Pas lëvizjes, lideri laburist është dënuar si “mos respektues”.
“Sir Keir nuk i respekton veteranët dhe ata që luftuan dhe paguan me jetën e tyre për liritë që ai dhe të gjithë ne i gëzojmë sot”, tha për Express deputeti konservator i Dudley North, Marco Longhi.
“Kjo gjithashtu tregon se si ai është mjaft i përgatitur për të dhënë mesazhe të ndryshme për grupe të ndryshme njerëzish.
“Ky është personi që dëshiron të jetë kryeministri ynë”.