Pezullohet ”Turkmenistan Airlines”

albnews
By
1 Min Read

Qindra pasagjerë kanë mbetur pa i parealizuar fluturimet e tyre nga Britania e Madhe ditën e sotme, pas vendimit të autoriteteve evropiane përgjegjëse për aviacionin civil, për të pezulluar fluturimet e kompanisë ”Turkmenistan Airlines” për arsye sigurie.

Kompania kombëtare ajrore e Turkmenistanit kryente disa fluturime javore që lidhnin qytetet e Londrës (Heathrow) dhe Birmingham me Amritsar dhe Nju Delhin, në Indi kryesisht nëpërmjet Achkhabad, kryeqyteti i Turkmenistanit.

“Agjencia evropiane e sigurisë ajrore (AESA) pezulloi fluturimet e ’Turkmenistan Airlines’ që niseshin dhe kishin si destinacion BE-në, në pritje të konfirmimit të përputhshmërisë me standartet ndërkombëtare të sigurisë ajrore”, deklaroi Ministria britanike e Punëve të Jashtme në një njoftim për udhëtarët.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply