ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Tajfuni largohet nga Filipinet pasi vrau dy persona 4 hours ago
‘Kaosi ka ikur’ – rrugë të qeta në kufirin e Teksasit pas masave të ashpra të Trumpit 4 hours ago
Hulumtimet tregojnë se mungesa e strehimit është më e lartë se shifrat zyrtare 4 hours ago
Titujt e Gazetave në UK 4 hours ago
Çfarë ndodh kur pi ujë me limon çdo ditë 4 hours ago
Next
Prev
Home Show - Biz Shqiperia

“Ti je askushi”/ Debat i ashpër, Ylli Rakipi ia thotë hapur Endri Shabanit: Edhe sikur të vdesë Berisha me Ramën, ti kurrë nuk do të vish në pushtet

albnews by albnews
3 November, 2023
in Shqiperia
0
“Ti je askushi”/ Debat i ashpër, Ylli Rakipi ia thotë hapur Endri Shabanit: Edhe sikur të vdesë Berisha me Ramën, ti kurrë nuk do të vish në pushtet
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Një debat i ashpër është zhvilluar gjatë mbrëmjes së djeshme në “Të Paekspozuarit”, ku drejtuesi i këtij emisionin Ylli Rakipi me kreun e “Nisma Thurje”, Endri Shabanit, ku temë dite ishte zhvillimet e fundit politike në vend.

Në argumentin e tij Shabani këmbënguli se Sali Berisha duhet të largohet nga politika ndërsa Rakipi i i replikoi se këtë e vendos vota dhe se Shabani me partinë e tij duhet ta mundin Berishën me vota dhe jo ti kërkojnë të dalë në pension apo ta heqë SPAK-u.

RelatedPosts

PS fiton në Cërrik, kandidati Florenc Doka siguron 66% të votave

Zgjedhjet e pjesshme në Tepelenë, Gramoz Sako shpallet fitues. Kandidati i opozitës pranon rezultatin

Përfundon numërimi në Berat, kandidati i PS fiton me mbi 83% të votave

Në debat e sipër, Rakipi i tha me ironi kreut të “Nisma Thurje” se duhet të vdesë Rama me Berishën që ai të vi në pushtet.

Pjesë nga debati:

Ylli Rakipi: Po më bën përshtypje që dy njerëz që e dashurojnë SPAK-un më shumë, janë Endri Shabani dhe Edi Rama. Shumë e habitshme.

Endri Shabani: Dhe ti dashuron Sali Berishën. Po çi ke këto?

Ylli Rakipi: Unë dua Sali Berishën?  Këtu në emision i kam thënë, pse nuk ikën. Sali Berisha ka qenë shumë vite në pushtet, po unë nuk mund ti them si ti, ik që të vij unë!

Endri Shabani: Ti nuk i thua se je mosha e Berishës, kurse unë jam i ri. Dhe unë e kam parë Berishën që 5 vjeç. Kam 32 vjet.

Ylli Rakipi: Sali Berishën ti duhet ta mundësh me votë!

Endri Shabani: Po ti thua se ky vjedh votat.

Ylli Rakipi: Kush vjedh votat?

Endri Shabani: A po thua se sistemi zgjedhor vjedh votat, se ka paramilitarë që hyjnë në zgjedhje dhe kur humbet Sali Berisha, paska vjedhur pala tjetër. Kur fiton Sali Berisha para meje, e do populli.

Ylli Rakipi:  Nëse ti ke idenë se duhet të vdesin Sali Berisha dhe Edi Rama që të vish ti, kurrë nuk vjen ti.

Endri Shabani: E ke gabim. Më pyete pse i kam thënë Berishës largohu. Sepse në vendet demokratike, njerëzit mbyllin ciklin dhe largohen.

Ylli Rakipi: Jam me ty.

Endri Shabani: Frika e tij ishte se a të iki unë dhe të vish ti.

Ylli Rakipi: Po si ikën ky?

Endri Shabani: Nëse këta qëndrojnë me struktura antiligjore, padyshim me SPAK do të ikin, sepse shikoje se si e ka listën e pasurisë ai. Ai nuk ka qëndruar në pushtet me mënyra demokratike. Ka marrë peng partinë e vet, ka marrë peng një pjesë të opozitës dhe unë jam në bindjen time se Edi Rama është gjithë kohës sponsor i tij. Kështu që ai do të ikë edhe me SPAK. Pjesa tjetër do të ikë duke bindur njerëzit që të dalin dhe të votojnë kundër klasës së vjetër politike. Në këtë pikë ti je më afër Sali Berishës se afër meje.

Shabani – Ama nuk kam asnjë kusur mbi supe!

Rakipi – Si mund të kesh kusure, kur nuk je askushi?

Shabani – Hapu rrugën të rinjve se ka gazetarë të rinj.

Rakipi – Le të vijnë, nuk e bëjnë dot! Unë të kam ftuar se thua të ikë Sali Berisha. Të kam thirrur të flasësh si politikan. Sa vota ke marrë?

Shabani – 11 mijë vota.

Rakipi – Asgjë nuk janë, ti je një hiç. Përse do vish për shqiptarët? Ti je këtu dhe nuk po thua asgjë.

Shabani – Për ta shpëtuar Shqipërinë nga ju.

Rakipi – Po ca lidhje kam unë?

Shabani – Sepse ti je pjesë e kësaj!

Rakipi – Çfarë përfaqëson ti?

Shabani – Përfaqësoj një brez që ka lindur dhe është rritur me ty në TV.

Rakipi – Berisha ka ikur, ti nuk vjen dot.

Shabani – Ty nuk të nderon që u thua njerëzve ti nuk vjen dot.

Rakipi – Sa vjet ke në politikë?

Shabani – Dy!

Rakipi  – Sa votues ke?

Shabani – Janë 11 mijë njerëz që nuk të kanë dëgjuar ty.

Rakipi – Jam i sigurt që më kanë dëgjuar sepse unë matem me audiencë, ti matesh me vota. Mua më heq audienca, ndërsa ty vota!

Pse më gënjen mua, thua kam dy vjet në politikë? Ke qenë me Kreshnik Spahiun.

Shabani – Kur AK u bë parti nuk kam qenë anëtar. Kam mbështetur kauzat e tyre.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Tajfuni largohet nga Filipinet pasi vrau dy persona

Tajfuni largohet nga Filipinet pasi vrau dy persona

10 November, 2025
‘Kaosi ka ikur’ – rrugë të qeta në kufirin e Teksasit pas masave të ashpra të Trumpit

‘Kaosi ka ikur’ – rrugë të qeta në kufirin e Teksasit pas masave të ashpra të Trumpit

10 November, 2025
Hulumtimet tregojnë se mungesa e strehimit është më e lartë se shifrat zyrtare

Hulumtimet tregojnë se mungesa e strehimit është më e lartë se shifrat zyrtare

10 November, 2025
Titujt e Gazetave në UK

Titujt e Gazetave në UK

10 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result