Të gjitha fluturimet për dhe nga aeroporti i Hamburgut, janë pezulluar për shkak të kërcënimit ku një person i armatosur ka qëlluar sot në mbrëmje drejtë policisë në aeroportin e Hamburgut.
Sipas asaj që transmeton BILD, me makinën e tij pa targë, ka depërtuar një pengesë sigurie në portën veriore dhe u ngjit në platformë.
Menjëherë është dhënë alarmi për policinë shtetërore dhe federale.
Sipas informacioneve të BILD, burri mban “peng” dy fëmijë në makinë. Pak para se personi i armatosur të vihej re nga forcat e sigurisë në aeroport, gruaja e tij kishte lajmëruar policinë dhe kishte paralajmëruar oficerët në një telefonatë urgjente se burri i saj po vraponte për në aeroport – me fëmijët!
Trafiku ajror në Hamburg është ndalur plotësisht. E gjithë qasja në terminale është e bllokuar. Situata është konfuze, forca të forta policie ndodhen në vendngjarje me një kontigjent të madh.
Burri mësohet se ka ndezur disa zjarre në zonën e aeroportit! Sipas informacioneve aktuale të BILD, ai ka qëlluar disa herë nga automjeti i tij ku qëndron me fëmijët në makinë.