ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Ish-kreu i Burgjeve, Agim Ismaili merret zyrtarisht nën hetim për tentativën e hakerimit të SPAK 7 hours ago
Protesta e të hënës, Tedi Blushi takim me Berishën 7 hours ago
Ministrat i kërkojnë kryeministrit të shkarkojë këdo që qëndronte pas informimeve anonime 7 hours ago
Ndihmë franceze, Algjeria liron romancierin e burgosur në qendër të krizës diplomatike 13 hours ago
Trump nënshkruan projektligjin e shpenzimeve për t’i dhënë fund mbylljes më të gjatë në historinë e SHBA-së 13 hours ago
Next
Prev
Home Albania

BIRN: Qeveria po mban të fshehtë marrëveshjen Rama-Meloni për refugjatët

albnews by albnews
7 November, 2023
in Albania
0
BIRN: Qeveria po mban të fshehtë marrëveshjen Rama-Meloni për refugjatët
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Kryeministri shqiptar, Edi Rama dhe kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni deklaruan në një konferencë të përbashkët për shtyp të hënën se mijëra refugjatë që zbarkojnë në brigjet italiane do të strehohen në Shqipëri, në pritje të trajtimit të aplikimit të tyre për azil.

Të dy kryeministrat pozuan para kamerave duke firmosur një marrëveshje, që ndonëse shkaktoi një ortek reagimesh në Shqipëri, vazhdon të mbetet e panjohur për opinionin publik.

RelatedPosts

VIDEO/ Zbulohet kush ishte ministri që kaloi pak sekonda pas atentatit në Rinas

2019-2023, vetëm 4 qarqe kanë rritur peshën në ekonomi, 8 të tjerat në rënie

VIDEO/ Rama shpërthen me tone kërcënuese në Romë, përplasje brenda PS-së?

“Bëhet fjalë për një qendër pritjeje dhe për një post ku do të procedohet me të gjitha verifikimet, me të gjitha regjistrimet,” tha Rama në një intervistë të shkurtër për gazetarin Bruno Vespa, sipas njoftimit të qeverisë, por përmbajtja e dokumentit nuk u bë publike as gjatë ditës së martë.

BIRN kërkoi një kopje të marrëveshjes së firmosur, por drejtori i komanduar i Agjencisë për Media dhe Informim, Alteo Hysi, tha se do të merrte kohë për t’i dhënë një përgjigje kërkesës për të drejtë informimi. Ai nuk u përgjigj pyetjes se “pse marrëveshja nuk ishte bërë publike”.

Kjo agjenci u mjaftua me një postim në rrjetin social Facebook me titull “disa fakte mbi marrëveshjen e fundit…”, sipas së cilit “në Shqipëri nuk do të mbërrijnë më shumë se 3 mijë emigrantë në të njëjtën kohë”.

Statusi në Facebook thekson gjithashtu se Italia do të marrë në përdorim sipërfaqe të territorit shqiptar për ngritjen e strukturave pritëse, se shpenzimet për këtë proces do të mbuloheshin nga Italia dhe se afati maksimal i qëndrimit të një emigranti në Shqipëri nuk mund të jetë më i madh se koha e nevojshme për procedurat e azilit.

Vendimarrja personale e kryeministrit Rama dhe mungesa e transparencës për këtë marrëveshje u kritikua nga opozita.

Partia Demokratike njoftoi se kishte kërkuar interpelancë urgjente me Ramën për këtë çështje në seancë plenare dhe akuzoi qeverinë për mungesë transparence.

“Në këtë kërkesë, PD kërkon që qeveria shqiptare të japë sqarime lidhur me këtë marrëveshje, pasi nuk ka asnjë transparencë nga pala shqiptare, ndërsa pala italiane i ka bërë jehonë këtij pakti me qeverinë tonë,” thuhet në njoftimin e PD.

Ndërsa grupi tjetër opozitar demokrat që drejtohet nga ish-kryeministri Sali Berisha e quajti marrëveshjen të pavlefshme dhe akuzoi Ramën se me këtë marrëveshje po u shërben trafikatëve të qenieve njerëzore.

“Shqipëria ka potencialet trafikante ndër më të lartat në Europë dhe Edi Rama e don të ushqejë Gjokët dhe bandat e tjera të tij me trafiqe të shumëllojta,” tha Berisha në një reagim publik.

Ndërkohë ai sugjeroi se mes dy vendeve ka një marrëveshje në fuqi, e firmosur gjatë kohës kur ai ishte kryeministër, që garanton që çdo emigrant që kalon nga Shqipëria në Itali, i vendeve të tjera, të kthehet në Shqipëri për t’u nisur në vendin e tij.

Sipas Berishës, në kushtet kur 100 mijë shqiptarë janë larguar nga vendi nga viti 2014 deri në vitin 2021, – “Rama nuk ka asnjë autoritet moral dhe as ligjor… që të firmosë në emër të Shqipërisë”.

Një marrëveshje mes dy vendeve nuk mund të hyjë në fuqi vetëm me firmën e kryeministrit, por kërkon miratim në Këshillin e Ministrave dhe ratifikim në parlament.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Ish-kreu i Burgjeve, Agim Ismaili merret zyrtarisht nën hetim për tentativën e hakerimit të SPAK

Ish-kreu i Burgjeve, Agim Ismaili merret zyrtarisht nën hetim për tentativën e hakerimit të SPAK

13 November, 2025
Protesta e të hënës, Tedi Blushi takim me Berishën

Protesta e të hënës, Tedi Blushi takim me Berishën

13 November, 2025
Ministrat i kërkojnë kryeministrit të shkarkojë këdo që qëndronte pas informimeve anonime

Ministrat i kërkojnë kryeministrit të shkarkojë këdo që qëndronte pas informimeve anonime

13 November, 2025
Ndihmë franceze, Algjeria liron romancierin e burgosur në qendër të krizës diplomatike

Ndihmë franceze, Algjeria liron romancierin e burgosur në qendër të krizës diplomatike

13 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result