ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
“Kova me para pas murit: Brenda shtëpisë 24 milionë dollarëshe në Miami ” (video) 6 hours ago
A keni ndjerë ndonjëherë nevojën për t’u fikur? Nervi juaj vagus mund të mbajë çelësin. 7 hours ago
Prodhimi i opiumit në Afganistan bie ndjeshëm pas ndalimit të talibanëve, sipas një raporti të OKB-së 7 hours ago
Botuesi ikonik indian i komikëve humbet vizatime të çmuara në zjarr 7 hours ago
Mijëra kinezë të joshur jashtë vendit dhe të detyruar të bëhen mashtrues – tani Pekini po merr masa të ashpra 7 hours ago
Next
Prev
Home Show - Biz Shqiperia

Dhuna ndaj 3-vjeçares në Tiranë/ Pezullohen tre policët, nuk këqyrën pamjet filmike të kopshtit  

albnews by albnews
7 November, 2023
in Shqiperia
0
Dhuna ndaj 3-vjeçares në Tiranë/ Pezullohen tre policët, nuk këqyrën pamjet filmike të kopshtit  
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Pas ngjarjes rëndë në një nga kopshtet e Tiranës, ku edukatorja dhunoi një fëmijë 3-vjeç, Ministria e Brendshme ka reaguar duke pezulluar nga detyra tre punonjës të Policisë së kryeqytetit.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Brendshme, pas procedimit në gjendje të lirë të edukatores M.D për kryerjen e veprës penale “Keqtrajtimi i të miturve”, ka filluar hetimi ndaj tre efektivëve të policisë dhe pezullimi i tyre nga detyra.

RelatedPosts

Zgjedhjet e pjesshme vendore, Celibashi: Numërimi i votave pritet të fillojë në 22:00, do të përdoret edhe Inteligjenca Artificiale në Tepelenë

Denoncimi i PD: AKSHI miliona euro të njëjtës kompani me procedura të mbyllura dhe pa transparencë

“Po intimidohen votuesit para qendrave të votimit”, denoncimi i kandidatit të Shqipëria Bëhet

“Në përfundim të verifikimeve të kryera nga Drejtoria e Standardeve Profesionale, ka filluar hetimi disiplinor për shkelje të rëndë disiplinore, parashikuar nga neni 209 i Rregullores së Policisë së Shtetit “Shkelja e rëndë e atributeve/kompetencave të Policisë” dhe u bë pezullimi nga detyra, për punonjësit e Policisë:   

Komisar R. D., me detyrë zv/shef i Komisariatit të Policisë Nr. 1, Tiranë;

Nënkomisar Y. Ç., me detyrë shef i Seksionit për Hetimin e Krimeve, në Komisariatin e Policisë Nr.1; 

Nënkomisar E. B., me detyrë specialist në Seksionin për Hetimin e Krimeve, në Komisariatin e Policisë Nr.1”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Brendshme.

Sipas Ministrisë së Brendshme, aryseja e pezullimit të tre efektivëve të policisë vjen për shkak se ata nuk kishin bërë këqyrjen e pamjeve filmike të kamerave që ndodhen në ambientet e kopshtit.

“Nga verifikimet paraprake të kryera nga Drejtoria e Standardeve Profesionale, ka rezultuar se strukturat hetimore kanë kryer veprime procedurale dhe materialet i kanë referuar në Prokurori për vlerësim brenda afatit që përcakton ligji, por  është konstatuar se veprimet nuk janë kryer të plota pasi nuk ishte bërë këqyrja e pamjeve filmike të kamerave që ndodhen në ambientet e kopshtit”, thuhet më tej në njoftim.

Kanë qenë familjarët e fëmijës së dëmtuar që kanë akuzuar strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Nr. 1, Tiranë, se nuk kanë kryer veprimet e duhura ligjore.

Për këtë aryse, drejtori i Përgjithsëm i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku ka urdhëruar menjëherë Drejtorinë e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit, për nisjen e hetimit administrativ, me qëllim verifikimin e procedurave standarde të kryera nga punonjësit e Policisë duke çuar në pezullimin e tre oficerëve të policisë.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

“Kova me para pas murit: Brenda shtëpisë 24 milionë dollarëshe në Miami ” (video)

“Kova me para pas murit: Brenda shtëpisë 24 milionë dollarëshe në Miami ” (video)

9 November, 2025
A keni ndjerë ndonjëherë nevojën për t’u fikur? Nervi juaj vagus mund të mbajë çelësin.

A keni ndjerë ndonjëherë nevojën për t’u fikur? Nervi juaj vagus mund të mbajë çelësin.

9 November, 2025
Prodhimi i opiumit në Afganistan bie ndjeshëm pas ndalimit të talibanëve, sipas një raporti të OKB-së

Prodhimi i opiumit në Afganistan bie ndjeshëm pas ndalimit të talibanëve, sipas një raporti të OKB-së

9 November, 2025
Botuesi ikonik indian i komikëve humbet vizatime të çmuara në zjarr

Botuesi ikonik indian i komikëve humbet vizatime të çmuara në zjarr

9 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result