I vuri flakën shtëpisë së ish vjehrrit të motrës, pranga 18-vjeçari

albnews
By
1 Min Read

Prishja e një marrëdhënie familjare është bërë shkak që një 18-vjeçar t’i vendos flakën një shtëpie duke rrezikuar jetën e banorëve brenda.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Durrës, ku 18-vjeçari M.N. ka blerë benzinë në një karburant dhe më pas i është drejtuar shtëpisë së ish vjehrrit të motrës ku i ka vendosur flakën derës së jashtme.

Nga përhapja e flakëve u shkaktuan dëme materiale dhe iu rrezikua jeta banorëve të pallatit ku banonte 61-vjeçari. Kjo ka ndodhur për shkak të një konflikti të mëparshëm ndërmjet tyre.

Share This Article