La Repubblica’: Marrëveshja për refugjatët me Shqipërinë përçan qeverinë italiane

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!
Italy's Prime Minister Giorgia Meloni, as he meets Albania ’s Prime Minister Edi Rama at Chigi Palace, in Rome, Italy 6 November 2023. ANSA/GIUSEPPE LAMI

Marrëveshja mes Italisë dhe Shqipërisë për të sjellë refugjatët në vendin tonë ka përçarë qeverinë italiane.

“La Repubblica” shkruan se drafti i firmosur të hënën në Romë nuk i ka pëlqyer Matteo Salvinit të partisë La Lega që është pjesë e koalicionit qeverisës.

“Çështja është kjo: rruga diplomatike është në rregull, marrëveshja e Melonit me Shqipërinë është e shkëlqyer. Por Italia duhet të jetë Itali. Duhet marrje e përgjegjësisë. Salvini, kur u bë Ministër i Brendshëm, ndaloi emigracionin e paligjshëm. Ndoshta kjo ka bërë që të tjerët të jenë më të kujdesshëm në këto çështje. Akordi me Tiranën “është një lëvizje e mirë e Melonit. Më në fund një vend në kontinentin evropian, që drejtohet nga një socialist, sepse Rama është socialist, po ndihmon Italinë. Nga pikëpamja thelbësore marrëveshja është perfekte, nga pikëpamja strukturore do të ishte e nevojshme që Bashkimi Evropian të bënte siç bëri Shqipëria. Dhe kjo do të thotë që BE duhet të vihet në dispozicion për të ndihmuar Italinë. Nëse një socialist si Rama e bën këtë, ka vende të tjera që mund të japin një dorë më shumë. Nuk e kanë bërë më parë, nuk po e bëjnë tani”, thotë zëvendëssekretari i La Lega, Andrea Crippa i cili ka konfirmuar përplasjet në qeveri.

Ka edhe një detaj tjetër që po shkakton debate në Itali. Kjo pasi marrëveshja me Shqipërinë nuk do të kalojë në Parlament. Meloni e nuk e ka konsideruar si një marrëveshje ndërkombëtare, por si amendim të një traktati.

“Ky është një traktat bashkëpunimi i forcimit të bashkëpunimit midis Italisë dhe Shqipërisë për çështjen e imigracionit, i cili tashmë është parashikuar nga marrëveshjet e mëparshme ndërkombëtare të nënshkruara i pari në 1995 dhe tjetri në 2017”, thotë ministri për marrëdhëniet me parlamentin Luca Ciriani.

Share This Article