Ish-sekretarja e Shtetit Hillary Clinton ka folur kundër ish-presidentit të SHBA-ve dhe ish-kundërshtarit të saj në zgjedhjet e vitit 2016 në Amerikë.
Ajo e ka krahasuar Trump me ish-diktatorin e Gjermanisë naziste, Adolf Hitler, duke thënë se me rikthimin e tij në pushtet demokracia në SHBA do të marrë fund.
“Hitleri u zgjodh siç duhet në zgjedhje. Por kur dikush me ato prirje, tendenca diktatoriale dhe autoritare vjen në pushtet… Trump po na tregon se çfarë ka ndërmend të bëjë”, tha ajo.
Komentet e Clinton erdhën disa ditë pas një raporti të Washington Post që detajonte se si Trump po diskuton se si të përdorë departamentin e drejtësisë për të hetuar rivalët politikë dhe ish-aleatët që kanë qenë kritikë ndaj tij nëse ai kthehet në Shtëpinë e Bardhë.