Diaspora
Samiti i Diasporës organizohet më 22–23 nëntor në Tiranë
Diaspora shqiptare do të mblidhet në Samitin III, pesë vjet pas fillimit të kësaj tradite.
Qendra e Botimeve për Shqiptarët e Diasporës veçon për këtë takim të madh faktin se në të do të jenë së bashku diaspora e vjetër dhe diaspora e re.
“Për herë të parë do të zhvillohen dy ditë: dita e parë do të jetë samiti për arbëreshët dhe diaspora e emigruar mbas viteve ’90, e cila do të përbëjë ditën e dytë të samitit, e artikuluar dhe e ndarë në panele të ndryshme, midis ministrive të ndryshme, me tematika të ndryshme. Pritet që të mundësohen lidhje, marrëveshje të rëndësishme,” shprehet Mimoza Hysa, drejtuesja e politikave të librit në Ministrinë e Kulturës.
Ndërsa pohon se politikat hartohen tashmë në bashkëpunim me diasporën, drejtoresha Hysi kujton se çështje si ato të ndërkombëtarizimit të universiteteve mund të ndihmojnë.
“Krijimi i lidhjes së universiteteve shqiptare me universitetet e huaja me qëllim për një diplomë të përbashkët, programe, ose bashkëpunimin me diasporën akademike, e cila shpesh është e pranishme në Shqipëri qoftë në mësimdhënie, qoftë me projekte, por sidomos për të realizuar këtë program të madh të qeverisë për ndërkombëtarizimin e universiteteve,” thotë znj. Hysi.
Më 22 dhe 23 nëntor, diaspora shqiptare në botë do të duhet t’i bashkohet formatit që mund t’i japë jetë si ideve të tyre, ashtu edhe ndihmës konkrete për vendin.
Diaspora
Kryetari shqiptar i komunës së Morbachut bëhet viral në Gjermani
Kryetari i komunës së Morbachut në landin Rheinland-Pfalz të Gjermanisë, Arianit Besiri, me prejardhje nga Mitrovica, është shndërruar së fundmi në një nga figurat më të komentuara në rrjetet sociale dhe media gjermane, falë mënyrës së veçantë të komunikimit dhe afrimit me qytetarët e komunës që ai drejton.
Besiri, i cili u zgjodh kryetar komune si kandidat i SPD-së me 60.2 për qind të votave, po vlerësohet gjerësisht për qasjen e tij të drejtpërdrejtë, të hapur dhe njerëzore ndaj banorëve. Ai shihet shpesh në terren, në biseda të drejtpërdrejta me qytetarët, pa formalizma të tepruara, gjë që ka ndikuar dukshëm në rritjen e besimit dhe simpatinë ndaj tij.
Në video dhe intervista të shpërndara në rrjete sociale, banorë të Morbachut kanë folur me fjalë shumë pozitive për kryetarin e tyre. Giovanni Tatoli, nxënës, ka theksuar se Besiri është shumë i afërt me të rinjtë dhe i qasshëm në çdo moment. Po ashtu, edhe Rokkea Alabudalla, nxënëse, ka vlerësuar komunikimin e hapur dhe mënyrën miqësore me të cilën kryetari i komunës i dëgjon qytetarët.
Vlerësime të ngjashme kanë dhënë edhe banore të tjera të komunës, si Sonja Kummerer, Manuela Fritsch dhe Marita Fritsch, të cilat e kanë përshkruar Besirin si një kryetar komune shumë të afërt me njerëzit, plot energji, shpeshherë edhe me humor, por mbi të gjitha si një drejtues që po bën një punë të mirë dhe të ndershme për komunitetin lokal.
Kjo qasje e tij ka bërë që Arianit Besiri të përmendet gjithnjë e më shumë si shembull pozitiv i integrimit dhe suksesit, jo vetëm për komunitetin shqiptar në Gjermani, por edhe më gjerë. Për shumë banorë të Morbachut, ai përfaqëson një model modern të udhëheqjes lokale, të bazuar në dialog, transparencë dhe afërsi me qytetarin./Albinfo.ch.
Diaspora
Nga Stambolli në SHBA: votimi i diasporës përfundon gradualisht deri pas mesnate
Pas një procesi përgatitor që ka zgjatur disa javë, sot është duke u zhvilluar votimi për shtetasit e Republikës së Kosovës në 29 përfaqësi diplomatike jashtë vendit.
Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, gjithsej 19,187 shtetas të Kosovës, të cilët janë regjistruar paraprakisht për të votuar fizikisht, kanë të drejtë të votojnë në 16 ambasada dhe 13 konsullata të Republikës së Kosovës.
Votimi do të përfundojë në orare të ndryshme, varësisht nga shteti pritës. Në orën 17:00, sipas kohës lokale në Kosovë, do të mbyllet votimi në Konsullatën e Kosovës në Stamboll. Ndërkaq, në orën 19:00 do të mbyllen qendrat e votimit në shtete si Gjermania, Zvicra, Franca, Belgjika, Norvegjia, Austria, Suedia, Sllovenia, Danimarka, Italia, Kroacia, Holanda, Republika Çeke dhe Hungaria.
Në Ambasadën e Kosovës në Londër, procesi i votimit do të përfundojë në orën 20:00, ndërsa në katër përfaqësitë diplomatike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanada, votimi do të mbyllet në orën 01:00 të ditës së ardhshme, gjithnjë sipas kohës lokale në Kosovë.
Bota
Theu xhamin e mjetit të policisë me kokë! Autoritetet italiane arrestojnë 42-vjeçarin shqiptar agresiv
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur mbrëmë më Fermo të Italisë, ku protagonist ka qenë një 42-vjeçar që sipas autoriteteve u raportua në një gjendje psiko-fizike jo normale për shkak të sjelljes së tij agresive.
I skeduar më parë si person problematik, ai u lokalizua nga karabinierët e Porto San Giorgio, që iu përgjigjën një njoftimi në një bar në Campofilone, pas një raportimi për një individ shqetësues.
Shqiptari ka qenë në gjendje mendore të trazuar, dhe të pakontrollueshme, aq sa dhunoi me shqelma dhe grushte efektivët që me shumë vështirësi e neutralizuan.
Por pavarësisht kësaj, në një gjendje krejtësisht të ndryshuar, ai arriti ta dëmtonte automjetin e shërbimit ushtarak me shqelma dhe goditje me kokë, duke dëmtuar derën e pasme të djathtë dhe duke thyer xhamin.
Gjatë operacionit, ai pësoi një dëmtim në kokë, i cili u trajtua në vend personeli i 118-ës, që më tej e dërguan në spitalin e Fermos. Efektivët gjithashtu u detyruan të kërkonin ndihmë mjekësore për lëndime të ndryshme, me një prognozë midis 7 dhe 10 ditësh, informon media italiane.
Pasi arrestimi u krye, burri iu nënshtrua detyrimit për t’u paraqitur në policinë gjyqësore.
-
Albania12 hours agoU kap me kokainë me vlerë 230 mijë euro, shqiptari: Mos më dënoni, më lejoni të kthehem në Shqipëri
-
UK11 hours agoFOTO/ Nëna me dy fëmijët humbën jetën në një zjarr tragjik në Angli
-
Albania2 days agoShqiptari në Britani shpëton nga deportimi pasi “partnerja nuk i flet shqip”
-
Sports11 hours agoIsh-kampioni i botës në boks Anthony Joshua plagoset në një aksident automobilistik në Nigeri, dy persona humbin jetën
-
UK2 days agoRrëzohet aeroplani në Britani, alarm në aeroportin Southend në Londër
-
Albania12 hours agoHetimet për atentatin e Rinasit, burime: Autorët pasi dogjën mjetin që përdorën në krim u larguan me ambulancë
-
Albania1 day agoVIDEO/ Protesta në Vlorë për mungesën e ujit, qytetarët futen në teatrin “Petro Marko” dhe ndërpresin mbrëmjen gala të bashkisë
-
UK1 day agoPrinci William dhe Kate Middleton vendosën vijë sigurie 9.6km rreth rezidencës së tyre të re, reagojnë banorët e zonës: Masa të tepruara dhe pa konsultim
