Aktivisti Genc Sejko ka shkruar në profilin e tij në Facebook për mungesën e tifozëve kuq e zinj, të quajturit “Plisa” në stadiumin Air Albania në ndeshjen e sotme të kuqezinjve përballë Ishujve Faroe.
Postimi i plotë
Për ata që nuk e dinë, Plisat janë një grup tifozësh nga Kosova. Patriotë, që e kanë ndjekur kombëtaren gjithmonë. Edhe atëherë kur kjo e fundit humbiste turpshëm me ekipe të dobëta. Për nga tifozeria, Plisat janë më të zjarrtët dhe koreografia e tyre ka qenë risi në stadiumet shqiptare. Banderolat e tyre janë më të goditurat e më të bukurat. Për turpin e saj, Federata Shqiptare e Futbollit i ka mohuar atyre biletat për ndeshjen e sotme, që duhet të ishe festa e futbollit mbarë kombëtar.
Plehrat e qeverisë dhe të federatës do vdesin e do harrohen; për sa të ketë shqiptarë Plisat nuk do vdesin kurrë!