Kryeministri Edi Rama, ishte në spitalin e Traumës mbrëmjen e sotme, ku vizitoi dy djem mjaft specialë, të mbijetuar nga tërmeti kastrofik.
Rama fillimisht ndaloi pranë krevatit të Aurelit, djalit që e kishte kërkuar me ngulm ta vizitonte.
Paralel me të ndodhet krevati i 10 vjeçarit, Alesio Cakoni.
Siç tregon daja i tij ai është hedhur nga kati i pestë i pallatit që u shemb i gjithi dhe i mori jetën motrës së tij Dritës 16 vjeç dhe babait Kastriotit. Ndërkohë nëna e tij vijon të jetë në gjendje të rëndë në spital.
“Alesio ka nevojë për shtëpi, janë të pastrehë. Nuk ka ku të shkojë pas spitali”, tha daja i tij.
“Do të vijë në shtëpinë time nëse nuk ka ku të shkojë. Brenda mesit të dhjetorit do ketë shtëpi për të gjithë. Të hidhet nga kati i pestë dhe të mos më ketë shok mua”, tha Rama.
Kryeministri Rama u përpoq të sjellë pak atmosferë në dhomën e vogëlushëve, për tu larguar disi mendjen nga drama dhe tragjeditë që kanë kaluar, duke u premtuar dhe dhurata./Ora News/