Banorja e re, Kader Kicaj ka sjellë situata dhe dinamika në shtëpinë e ‘Big Brother Vip Kosova’. Pak ditë pasi u bë pjesë e formatit, bukuroshen e kemi parë të përfshihet në debat me disa nga banorët për të cilat tha se ka rezervat e saj dhe do të shprehë hapur mendimin për situatat që nuk i pëlqejnë.
Por, nuk kanë munguar as miqësitë e para. Teksa qëndronin jashtë në oborr, Kader i tha Azemit se disa gjëra ajo i kishte menduar ndryshe, kur ka hyrë.
“Kam menduar që ke frikë të flasësh, arsyeja që je i dashuruar, dhe ke frikë që ajo do të të largohet. Ndoshta të kam paragjykuar për këtë gjë”, është shprehur Kader me Azemin për Albën.
Ndërsa Azemi thotë që po ta bënte një gjë të tillë do të dukej i dobët.
Kader tha: “Kur kam dëgjuar muhabetet këtu, që ti dhe Alba nuk keni më asgjë, apo jo?”
Azemi e pranon se mes tij dhe Albës nuk ka ende asnjë raport më shumë se miq.